Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

‘Elbasan Arena’ me teknologjinë e fundit

9 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
‘Elbasan Arena’ me teknologjinë e fundit

Europa League do të sjellë për herë të parë në Shqipëri edhe përdorimin e teknologjisë ’Gol Line’, në ndeshjen që do të zhvillojë Skënderbeu përballë Yong Boys në ‘Elbasan Arena’.

Goal Line Technology është një sistem që përdoret në fazën finale të turneve madhorë për klube të organizuar nga UEFA dhe që deri më tani është shfrytëzuar në ligat më të mëdha në kontinent, nga Seria A, në Premier League, Bundesliga dhe Ligue 1.

Për Skënderbeun, teknologjia e vijës së portës është ajo e “Syrit të Fajkoit”, me 14 kamera që janë montuar në impiantin në Elbasan. Sistemi që aktualisht përdoret në tenis, kriket dhe bilardo bazohet në principin e imazheve të siguruara nga tre kënde.

Në praktikë, gjashtë kamera ndjekin topin, ndërsa kamera e shtatë, e pozicionuar paralel me vijën e portës, shërben për imazhet e realitetit virtual. Ajo shfrytëzohet së situata të dyshimta gol-jogol dhe pamjet transmetohen në televizor nëpërmjet imazheve virtuale.

Gjashtë kamerat për secilën portë përllogarisin vend-ndodhjen e topit nëpërmjet imazheve video. Sistemi i analizon imazhet dhe përcakton pozicionin e topit, që nëse ka kaluar plotësisht vijën e portës jep sinjal automatik te orat të cilat mbahen në dorë arbitrat, aty ku në ekran del shkrimi GOL.

Prej momentit kur ka nisur të funksionojë në futboll dhe deri më tani, ky sistem nuk ka patur asnjëherë probleme duke evituar debatet për golat fantazëm dhe ka funksioniar në mënyrë perfekte në situatat reale të lojës.

Sipas rregullores, ku për momentin nuk është e lejuar të përdoren sisteme evazive në futboll, gjatë përdorimit të “Syrit të Fajkoit” nuk ekziston mikroçip brenda topit apo sensorë në portë.

E vetmja metodë për të kuptuar vendndodhjen e topit është nëpërmjet pamjeve vizive. Në principin e imazheve të siguruara nga tre kënde mjaftojnë vetëm dy pika, për të gjetur koordinatën e tretë, që në këtë rast është topi. Por, përdorimi i gjashtë kamerave rrit në mënyrë të dukshme saktësinë e sistemit.

Risia teknologjike, ku përfshihen kamera me rezolucion të lart dhe sistemi që përpunon të dhënat, do të qëndrojnë në “Elbasan Arena” për aq kohë sa Skënderbeu të vazhdojë rrugëtimin në Europa League me shpresën se mrekullia e radhës për korçarët do të jetë kualifikimi nga faza e grupeve.

 

Tags: ‘Elbasan Arena’. teknologjinë. e fundit

TË LIDHURA

Çmime rekord për Kupën e Botës 2026, një biletë kushton sa një makinë
Sport

Çmime rekord për Kupën e Botës 2026, një biletë kushton sa një makinë

18:59 | 02/04/2026
FOTO/ Shuhet në moshën 63-vjeçare legjenda e futbollit bullgar
Sport

FOTO/ Shuhet në moshën 63-vjeçare legjenda e futbollit bullgar

15:59 | 02/04/2026
Italia jashtë Botërorit, por jo italianët, 3 trajnerë “azzurr” në “FIFA2026”
Sport

Italia jashtë Botërorit, por jo italianët, 3 trajnerë “azzurr” në “FIFA2026”

12:22 | 02/04/2026
Next Post
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

Meta: Procesi vettingut do të jetë i suksesshëm

Meta: Procesi vettingut do të jetë i suksesshëm

Panairi Prishtina 2017, “pushtohet” nga 100 kompani serbe

Panairi Prishtina 2017, “pushtohet” nga 100 kompani serbe







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!
Aktualitet

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!

by mirseda
22:34 | 02/04/2026
0

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik. Sipas njoftimit të Administratës...

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

22:29 | 02/04/2026
Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

22:09 | 02/04/2026
Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

21:49 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com