Federata Spanjolle e Futbollit po shqyrton kartonin e kuq të Neymarit dhe me shumë mundësi, braziliani do të humbasë “El Clasicon”, pasi mendohet se pezullimi i tij do jetë me 3 ndeshje.
“Marca” shkruan ditën e sotme në lidhje me pezullimin e Neymarit, duke u lutur: “Mos, është El Clasico, mos e shkatërroni.”
Por, supersfida Real Madrid – Barcelona nuk ka vetëm këtë problem. Cristiano Ronaldo dhe Dani Carvahal janë të rrezikuar; nëse në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Sportingut, ata ndëshkohen me kartonë të verdhë humbasin ndeshejen më të madhe të globit.
Real Madrid dhe Barcelona do të jetë supersfida e fundit e muajit prill, sfidë, e cila mund të shpallë zyrtarisht kampionin e La Ligas.