Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ekzekutoi një shqiptar në vitin 2015, autori shpallet kryebashkiak i një province të Italisë

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
Ekzekutoi një shqiptar në vitin 2015, autori shpallet kryebashkiak i një province të Italisë

Rodolfo Corazzo, i cili u përball me një proces të gjatë gjyqësor, ku fitoi pafajësinë, pasi kishte vrarë grabitësin shqiptar Valentin Frrokaj, është shpallur kryebashkiak i qytezës së Rodanos.

68-vjeçari doli fitues pas procesit zgjedhor të 8 dhe 9 qershorit. Ai ishte kandidat në krye të një liste qytetare të quajtur “Rodano per te” të mbështetur nga e gjithë qendra e djathtë.

Duke risjellë në kujtesë grabitjen e përgjakshme të bandës shqiptare, në një intervistë për Il Giorno, Corazzo thotë se ai do të vendosë sigurinë si prioritet gjatë drejtimit të bashkisë.

“Që nga e hëna kam nderin dhe përgjegjësinë të drejtoj komunitetin. Ajo që më ka ndodhur, më kanë rrëmbyer bashkë me gruan dhe vajzën time, atëherë 11 vjeçe, në shtëpi, e kërcënuar me armë, nuk do të ndodhë më në Rodano. Ishte një rast i shkëputur nga realiteti ynë, i cili nuk do të përsëritet. Ne duam t’u shpallim luftë vjedhjeve, për fat nuk kanë lidhje me atë që na ndodhi, por ajo që ndjen kur dikush të prek gjërat, të cenon privatësinë, është e tmerrshme për qytetarët”, shprehet ai.

Sa i përket ngjarjes së cilës Corazzo i referohet, ajo ndodhi në fund të nëntorit 2015, kur Valentin Frokaj, i arratisur dy herë nga burgu, me një vrasje në skedë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë, tentuan të vjedhin vilën e Corazzo, i cili kishte një dyqan argjendarie.

Por grabitja e bandës shqiptare, e kthyer në makth për rreth një orë e gjysmë për familjen e Corazzos, dështoi pasi ky i fundit iu përgjigj me zjarr të shtënave me armë. Corazzo ishte në shtëpi me gruan dhe vajzën, kur Frrokaj me shokë hynë dhe morën ar, bizhuteri, para dhe madje një armë nga kasaforta e familjes.

“Ata u përpoqën të frikësonin edhe vajzën time 11 vjeçe, e morën lart dhe i thanë nëse babai yt nuk na thotë se ku janë paratë do të t’i presim gishtat”, rrëfeu Corazzo pas ngjarjes.

Kur Corazzo mendoi se kishte humbur gjithçka, grabitësit u mbyllën në një dhomë dhe në atë moment ai nxori armën duke qëlluar për t’i frikësuar ata, por Valentini ktheu zjarr ndaj argjendarit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes tyre grabitësi shqiptar mori dy plumba dhe gjatë arratisjes së grupit, Valentini bie në tokë për të mos u ngritur më përgjithmonë.

Pas ngjarjes Rodolfo Corazzo u hetua për vetëmbrojtje të tepruar, por pas dy vitesh teza e prokurorëve u rrëzua dhe çështja ndaj tij u pushua. Tani, gati 10 vjet pas asaj ngjarje tragjike, Corazzo është bërë kryetar i bashkisë së qytetit të tij.

TË LIDHURA

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave
Aktualitet

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Vëllai i Shpat Kasapit: Ai ishte i entuziazmuar për “BBV5”, jemi të shokuar nga vdekja e tij
Aktualitet

Vëllai i Shpat Kasapit: Ai ishte i entuziazmuar për “BBV5”, jemi të shokuar nga vdekja e tij

19:13 | 26/11/2025
Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Fier
Aktualitet

Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Fier

16:31 | 26/11/2025
Next Post
Një tjetër shtatzëni? Ish-konkurrentja e “BBV” pozon me dorën te barku (FOTO)

Një tjetër shtatzëni? Ish-konkurrentja e “BBV” pozon me dorën te barku (FOTO)

Berisha thirrje deputetëve demokratë që nuk janë te Rithemelimi: Vendi juaj është tek elektorati i PD. Jeni të mirëpritur!

Berisha thirrje deputetëve demokratë që nuk janë te Rithemelimi: Vendi juaj është tek elektorati i PD. Jeni të mirëpritur!

U vra nga pronari i hotelit ku punonte, zbardhet dëshmia e babait të Eraldo Nevruzit

U vra nga pronari i hotelit ku punonte, zbardhet dëshmia e babait të Eraldo Nevruzit







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë
Bota

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

by mirseda
21:13 | 26/11/2025
0

Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall...

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

21:11 | 26/11/2025
Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

20:08 | 26/11/2025
Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

19:40 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com