Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në Greqi, ndërsa ai u gjet me një plumb në pjesën e pasme të kokës mesditën e së shtunës në oborrin e një shtëpie në Salaminë.
“Sipas informacioneve të para nga ELAS, burri mësohet se është me origjinë shqiptare, 50 deri në 55 vjeç”, shkruan protothema.gr.
Ishte miku i tij i cili e gjeti te vdekur dhe më pas lajmëroi autoritetet
Vijojnë hetimet nga ELAS për identifikimin e autorit apo autorëve.