Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ekzekutimi mafioz i Devi Kasmit në Tiranë, dënohet me burgim të përjetshëm Aurel Hoxhallari

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
“Çmendet” 38-vjeçari, dhunon ish-partneren në një lokal në Korçë

GJKKO ka vendosur me burgim të përjetshëm Aurel Hoxhallarin.

Hoxhallari u dënua në mungesë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, si i përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit, në rolin e organizatorit. Ai u dënua gjithashtu për trafik të lëndëve narkotike dhe armëve, si dhe grup të strukturuar kriminal.

Hoxhallari, është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash.

Njoftimi i GJKKO

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim për interes”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 3 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278, pika 1, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 11 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e kryer në sasi të mëdha dhe në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278, pika 7, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 15 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer ne bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283, paragrafi i parë, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 11 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284, paragrafi i parë, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari me burgim të përjetshëm.

Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Aurel (alias Altin) Hoxhallari, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë, duke filluar vuajtja e dënimit nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi.

Në lidhje me provat materiale, gjykata konstaton se është disponuar për to me vendimin nr.16, datë 10.09.2020 të Gjykatës të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendim i cili është lënë në fuqi me vendimin nr.03, datë 01.03.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), i ngarkohen të pandehurve solidarisht, së bashku me bashkë të pandehurit e tjerë dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, i ngarkohen të pandehurit Aurel Hoxhallari.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

TË LIDHURA

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital
Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet
Aktualitet

Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet

20:45 | 13/03/2026
Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar
Politikë

Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar

20:25 | 13/03/2026
Next Post
Vidhte korrnizat e bronzit në varrezat e qytetit, arrestohet 26-vjeçari në Korçë

Vidhte korrnizat e bronzit në varrezat e qytetit, arrestohet 26-vjeçari në Korçë

Sot partneri i Zhakut, zbulohet historia e bujshme e milionerit me ish banoren e BB (FOTO)

Sot partneri i Zhakut, zbulohet historia e bujshme e milionerit me ish banoren e BB (FOTO)

Në pritje të një djali? Xhensila Myrtezaj zbulon si qëndron e vërteta

Në pritje të një djali? Xhensila Myrtezaj zbulon si qëndron e vërteta







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com