Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ekzekutimi i Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, arrestohet në Gjermani autori i dyshuar

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Ekzekutimi i Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, arrestohet në Gjermani autori i dyshuar

Është arrestuar në Gjermani autori i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë. Në pranga ka rënë Vladimir Kola.

“Sot me datën 16.04.2024, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, në Gjermani u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Vladimir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Vepra penale: Plagosje me pasoje vdekjen, keqtrajtim, vrasje, armembajtje paleje, eksplozive etj.

Me datën 03/10/2022, rreth ores 22:50 tek Kodra e Diellit, shtetasi Vladimir Kola ne bashkepunim me persona te tjere ka qelluar per vdekje shtetasin Briken Sanaj”-tha policia.

Gjelosh Krasniqi, 49 vjeç, njëri prej bashkëpunëtorëve në vrasjen e Briken Sanajt te kodra e Diellit në Tiranë u arrestua në shkurt 2023 në Pejë të Kosovës.

Në kërkim për vrasjen e Sanajt ishin edhe dy persona, autori i dyshuar Vladimir (Valmir) Kola, si edhe një tjetër bashkëpunëtor në krim Kened Antoni. Kened Antoni, 25-vjeçari nga Peja ka shitur automjetin ‘Mercedes Benz’ që u përdor për ekzekutim. Më 24 tetor 2022 kreu procedurat e shitjes për Gjelosh Krasniqin, 49-vjeçar nga Peja. Po në këtë datë, 6 ditë para vrasjes, e kanë futur makinën në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Vladimir Kolës i cili e ka përdorur automjetin për realizimin e vrasjes së Briken Sanajt.

Ata e kanë kaluar mjetin në mënyrë të rregullt në pikën kufitare të Morinës dhe shitjen e kanë bërë në një lokal në Shëngjin. Kjo është provuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. Më pas, makinës i janë mbivendosur targa të vjedhura. Lëvizjet e Briken Sanajt nga ambientet e një lokali në Shëngjin pas dasmës së shokut të tij janë sinjalizuar nga një tjetër person i cili ndodhej gjithashtu në dasmë.

Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit 2022. Vepruan me saktësi dhe duket se nuk kanë lënë gjurmë në duart e policisë. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri.

Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”, të cilën e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues. Mënyra se si është ruajtur derisa të mbërrinte brenda rezidencës “Kodra e Diellit” dhe hyrja e autorëve nga rrethimi i pasmë i bind hetuesit se ishin vrasës profesionistë dhe me pagesë.

Pasi dolën në Unazë, vijuan përmes ish-sheshit “Shqiponja” dhe hynë në autostradë, nga e cila hynë në rrugën dytësore pranë një qendre tregtare dhe disa kilometra më tej dogjën makinën në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash. Një person tjetër i largoi. Targat e makinës tip ‘Benz’ i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat ishin të vjedhura. Brenda makinës janë gjetur dhe armë tip kallashnikov.

Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.

Familja e Sanajt jeton ende në lagjen Besëlidhja të qytetit të Lezhës, po vetë 39-vjeçari jetonte në Itali, ndërsa mësohet se ishte kthyer në Tiranë pasi kishte qenë në dasmën e një shoku. 39-vjeçari kishte një marrë një apartament me qira në rezidencën ‘Kodra e Diellit’, aty ku edhe u ekzekutua. Vetë viktima Briken Sanaj, apo siç njihet ndryshe edhe si Skerdilajd Sanaj, nuk rezultonte me precedent të mëparshëm penal as në Itali dhe as në Shqipëri.

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Meta sulmon kreun e SPAK: Kushëriri i Nuredin Dumanit! Ai “karafil” mund të kapë ndonjë “laraskë”, por PL ka 300 mijë “Vojo Kusha”

Para zgjedhjeve në parti, Meta cakton kandidatët e tij të preferuar

Vazhdojnë kërkimet për 3-vjeçarin/ Dyshohet se gjyshi e di vendndodhjen

Vazhdojnë kërkimet për 3-vjeçarin/ Dyshohet se gjyshi e di vendndodhjen

Tronditet Peja nga krimi në familje, burri vret gruan

Vrasja e 17-vjeçarit në Gramsh/ Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com