Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ekzekutimi i Devi Kasmit/ Ish-polici grek: Isha me pushime, s’kam lidhje me viktimën

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria
Ekzekutimi i Devi Kasmit/ Ish-polici grek: Isha me pushime, s’kam lidhje me viktimën

Ish-polici grek i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, 41-vjeçarit që u ekzekutua në një atentat mafioz, ka mohuar që të ketë qenë i përfshirë në vrasje. Devi apo siç e njihnin miqtë dhe të afërmit me emrin Dëfrim, ishte kthyer vetëm në Shqipëri, për t’i qëndruar pranë vajzës së tij, që sipas të afërmve, kishte shfaqur probleme shëndetësore. Ngjarja ndodhi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku në skenën e krimit policia gjeti edhe dy pistoleta. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë në pyetje tri ditë më parë për më shumë se katër orë, ish-policin grek, Efthymios Efthymious. Ky i fundit mbahet në mjediset e burgut të Bradasheshit në Elbasan, nën akuzë për vrasjen e shtetasit Devi Kasmi.

Duke iu referuar Prokurorisë, ka dyshime se shtetasi grek është vrasës me pagesë dhe ka ekzekutuar Devi Kasmin me porosi të Aurel Hoxhallarit, që është ende në kërkim.

Ai është ndihmuar nga Elton Hoxhallari, Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari. Mirëpo, gjatë marrjes në pyetje, shtetasi grek ka mohuar që të ketë qenë ai i përfshirë në vrasje.

Po kështu ka thënë para hetuesve shqiptarë se në Shqipëri kishte ardhur për pushime, dhe se nuk ka lidhje me Devi Kasmin, shkruan “Panorama”.

Marrja në pyetje e tij është bërë në prezencë të avokatit të tij, Saimir Vishaj. Sipas dosjes hetimore, ka qenë një furgon i bardhë, i cili ka marrë vrasësin pas atentatit, ai që i ka çuar hetuesit te greku Efthymios Efthymious dhe tre të arrestuarit e tjerë, Elton Hoxhallari, Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari.

Nga dëshmitë rezulton se ekzekutori ka qenë një person i vetëm në momentin kur u qëllua Kasmi, dhe është larguar me motor. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar atentatorin me motor, që merret nga disa persona disa metra më larg përmes një furgoni tip “Benz”, ngjyrë e bardhë. Kamerat kanë fiksuar edhe targën e furgonit. Prokurorët kanë mundur të identifikojnë më pas edhe pronarin e tij, që është një shtetas nga Fushë-Kruja.

Ky i fundit është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se e ka shitur furgonin për 4200 euro. Ai ka treguar se shitja është bërë te një notere më 17 janar dhe personat që e kanë kontaktuar kanë qenë Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari.

Kjo ka qenë përcaktuese për hetuesit, për të zbuluar grupin dhe shtëpinë e Aurel Hoxhallarit, i cili dyshohet si organizator i atentatit, por që është ende në kërkim. Shtetasi nga Fushë-Kruja, që ka shitur furgonin tek organizatorët e atentatit, ka thënë në Prokurori se ai është takuar me dy persona, rreth moshës 25 vjeç në afërsi të sheshit “Shqiponja”, në Tiranë.

Sipas tij, blerësi komunikonte me dikë tjetër në telefon për çmimin dhe në fund ranë dakord për ta kryer blerjen e furgonit kundrejt 4200 eurove. Nga dëshmia e pronarit të furgonit, rezulton se personi që ai ka takuar ka qenë Elton Halipaj, ndërsa paratë janë dhënë nga Malvin Dinellari. Këta të fundit kanë thënë në Prokurori se punonin për Aurel Hoxhallarin, dhe furgonin e kishin blerë për llogari të tij.

Policia më pas ka mbajtur në vëzhgim të dyshuarit për pak ditë, derisa e arrestoi. Gjatë dëshmive në Prokurori, të arrestuarit kanë thënë se shtetasi grek Efthymios Efthymious kishte vetëm një muaj që kishte ardhur në Shqipëri, dhe ishte mik i Aurel Hoxhallarit. Ai është arrestuar gjatë aksionit policor, teksa tentonte të largohej nga banesa.

Po kush është Dëfrim Kasmi?

Viktima që njihej me pseudonim “Dëfrim qorri”, ishte një person që ruante një profil të ulët. Daljet e tij ishin të rralla, dhe për këtë arsye ai kishte marrë edhe nofkën “fantazma”, pasi shumë pak persona ia njihnin fytyrën. Emri i Devi Kasmit, është i njohur për policinë e Tiranës, pasi ai ka qenë i përfshirë në një atentat të ndodhur në vitin 2010. Gjatë kontrollit të bërë në banesën e tij, policia gjeti rreth 3 kilogramë kokainë dhe një kallashnikov me silenciator që i përkisnin viktimës.

Kasmi rezulton i shpallur në kërkim në vitin 2010 për veprën penale të falsifikimit, pasi ishte dënuar nga gjykata e Pogradecit me 1 vit burg. Më 2014 ai u hoq nga lista e të shpallurve në kërkim. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

TË LIDHURA

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22:37 | 22/01/2026
EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm
Aktualitet

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Next Post
Integrimi/BE i mbyll derën Shqipërisë: Këtë qershor ngrohuni në diell. Shohim vitin tjetër!

Zbulohet plani sekret i BE-së për integrimin e Shqipërisë

Aktorja “përvesh mëngët” dhe fyen rëndë Kumbaron: O debile, plehrë…

Aktorja "përvesh mëngët" dhe fyen rëndë Kumbaron: O debile, plehrë...

“A ka krim më të madh sesa të vrasësh prindërit e tu? O Zot, si nuk hapet toka e nuk ndahen qiejt!”

“A ka krim më të madh sesa të vrasësh prindërit e tu? O Zot, si nuk hapet toka e nuk ndahen qiejt!”







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com