Është mësuar se kush do ta drejtojë Kombëtaren Shqiptare nga dita e sotme më 19 maj dhe në vazhdim.
drejtimin e pankinës kuq e zi do ta marrë italiani Ronaldo Maran.
Rolando Maran në karrierën e tij si futbollist ka luajtur si mbrojtës, kryesisht me ekipe italiane.
Si trajner e ka nisur karrierën në Itali në vitin 2002 me Cittadella-n. Ka menaxhuar ekipe në Seria B si Brescia, Bari, Triestina, Vicenza, Catania, Chievo, Cagliari, Genoa, Pisa.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin e kombëtares shqiptare, Sylvinho.
Lajmi është bërë i ditur së fundmi, ndërsa braziliani ishte në përfundim të kontratës së tij, e cila skadonte në fund të muajit qershor. Pavarësisht diskutimeve për një rinovim të mundshëm, palët kanë rënë dakord që të mos ketë vazhdim, pas moskualifikimit të Shqipërisë në Botërorin 2026. Së bashku me Sylvinhon pritet të largohen edhe pjesëtarët e stafit të tij teknik, ndihmësit Doriva dhe Pablo Zabaleta.
Sylvinho kishte marrë drejtimin e kuqezinjve në fillim të vitit 2023 dhe gjatë periudhës së tij arriti një sukses historik duke e kualifikuar Shqipërinë në Euro 2024, ku ekipi u rendit i pari në grupin kualifikues.
Në kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria përfundoi e dyta pas Anglisë, duke lënë pas Serbinë dhe duke siguruar pjesëmarrjen në fazën “play-off”, ku u eliminua nga Polonia me rezultatin 2-1 në Varshavë.















