Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah pak ditë më parë kishte dërguar një letër në Federatën e Futbollit të Egjiptit, ku listoheshin disa kushte të cilat duhet të plotësoheshin që ai të qëndronte në kombëtare. Por duket se zyrtarët e EFA-s kanë reaguar shumë keq dhe madje kanë arritur deri në atë pikë sa të kërcënojnë Salah: Ti jeton jashtë vendit, por nëna jote ende është në Egjipt!
Anëtarët e EFA-s kanë përdorur llogaritë e tyre të mediave sociale për të kërcënuar dhe fyer reprezentuesin egjiptian. Khaled Lateif, zyrtar kryesor i futbollit egjiptian, paralajmëroi sulmuesin se gjersa ai nuk jeton në vendlindje, nënën e ka ende në Egjipt.
“Do të doja ta kujtoja MoSalah se nëna juaj ende është në Egjipt. Ju jeni jashtë vendit dhe mund të bëni ashtu siç dëshironi. Ata që e kuptojnë, e kuptojnë këtë mesazh”, ka shkruan Lateif në Tëitter.
Magdy Abdulghani, një tjetër anëtar i lartë i EFA-s, gjithashtu nisi një sulm ndaj Salahut, duke e quajtur atë një derr. “Në foto me mua janë katër lojtarë dhe një derr i bardhë”, shkroi ai gjersa kishte publikuar një fotografi me futbollistët e kombëtares së Egjiptit.
Theksojmë se më pas llogaritë e Tëitter të dy zyrtarëve të EFA-s janë mbyllur prej zyrtarëve të rrjetit social.