Masakër në një xhami në Egjipt. 235 persona humbën jetën dhe 120 të tjerë u plagosën, në një sulm terrorist në një xhami veri të gadishullit të Sinait. Sulmi ndodhi teksa xhamia ishte e tejmbushur me besimtarë, pjesëmarrës në faljen e së premtes.
Fillimisht brenda ndërtesës shpërtheu një sasi eksplozivi. Ndërsa persona të armatosur, qëllonin me armë ndaj besimtarëve që largoheshin me vrap të tmerruar, në hyrje të xhamisë.
Asnjë grup ekstremist nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por në zonë janë aktive celulat e Shtetit Islamik, përgjegjëse për një seri masakrash.
Egjipti po lufton një kryengritje islamike në rajon, e cila është intensifikuar që nga viti 2013. Presidenti Abdul Fattah al-Sisi do të takohet me zyrtarë të sigurisë për të diskutuar mbi incidentin. Nuk dihet ende se kush qëndron pas sulmit të së premtes.
Militantët xhihadistë kanë bërë një kryengritje në vitet e fundit, duke shtuar sulmet pasi ushtria e Egjiptit përmbysi presidentin islamik Mohammed Morsi në korrik 2013. Qindra policë, ushtarë dhe civilë janë vrarë që atëherë, kryesisht në sulme të kryera nga grupi i Provincës Sinai, i cili është i lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik (ISIS). TIRANA TODAY