Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Edi Rama shkel ligjin, merr kompetencat e pushtetit vendor, “dorëzohet” Erion Veliaj, lajmëron largimin e Sara Goxhajt

3 muaj ago
in Politikë
Edi Rama shkel ligjin, merr kompetencat e pushtetit vendor, “dorëzohet” Erion Veliaj, lajmëron largimin e Sara Goxhajt

Në politikën shqiptare, spektakli nuk njeh kufij. Këtë herë, protagonist është kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili nga qelia e Durrësit vendosi të hidhte një firmë që do të trondiste “për gati 24 orë” ekuilibrat e pushtetit vendor. Me një lëvizje të guximshme, ai delegoi detyrat e tij si kryebashkiak te Sara Goxhaj, duke e çuar Anuela Ristanin në “rezervë”.

Ky akt, që u interpretua si një kundërgoditje ndaj kryeministrit Rama dhe një përpjekje për të vendosur kufij mbi ndikimin e tij absolut në shkelje të ligjit mbi Bashkinë e Tiranës. Kreu i qeverisë, sapo Veliaj përfundoi në qeli, e trajtoi Bashkinë e Tiranës si një plaçkë lufte të marrë me forcë. Vizitat e shpeshta në zyrat e bashkisë në errësirë, larg syrit të publikut ishin një shenjë se ai donte ta kishte nën kontroll bashkinë e Tiranës. Por plani i Veliajt përfundoi më shpejt se një telenovelë turke në orët e vona të natës. Veliaj u shpreh dje se delegimi i detyrave të kryebashkiakut, të cilin ai ia caktoi së fundi Sara Goxhajt, është rikthyer te nënkryetarja Anuela Ristani, pasi siç ai shton, duke qenë në kushtet e izolimit nuk kishte informacion që kjo lëvizje nuk ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues

Me një komunikim që përziente justifikimin me mallin e pafund për shefin, ai shpalli se marrëdhënia e tij me Ramën nuk do të tronditej nga asnjë kohë, sado e “mallkuar” të ishte ajo. “U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh. E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje. Kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë”, shkruante ai në një mesazh të gjatë, ku tingëllonte si një protagonist i një drame politike të epokave të mëdha.

Në këtë situatë, Veliaj e justifikoi vendimin e tij si një keqkuptim burokratik, duke pranuar se kishte menduar se ridelegimi i kompetencave te Sara Goxhaj ishte dakordësuar brenda ekipit. Në mungesë të informacionit të plotë për shkak të izolimit të tij, ai më pas vendosi ta tërhiqte vendimin, duke e rikthyer detyrën te Anuela Ristani. “Kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur ‘punon’ pa informacionin e mjaftueshëm. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, përfundoi ai, duke vulosur me dorën e vet kapitullimin e kësaj lëvizjeje të shkurtër, por të bujshme.

Qëndrimi i opozitës

Lidhur me zhvillimet në Bashkinë e Tiranës, dje reagoi dhe opozita. Sipas Belind Këlliçit, kryebashkiaku Veliaj pavarësisht tentativave për të rimarrë kontrollin e Bashkisë Tiranë nga duart e Ramës, u dorëzua përballë kërcënimeve të këtij të fundit për ta shkarkuar nga detyra. “Kjo tentativë për të emëruar këtë person, Sara Goxhajn, ka rreth 2 javë që po zhvillohet në bashki, për shkak të luftës së nisur nga Anuela Ristani kundër njerëzve të Veliajt në Bashkinë e Tiranës me urdhër të Ramës. Sapo e ka mësuar Rama, në mbrëmje ka shkuar në bashki, ku e ka thirrur Goxhajn dhe Dokushin dhe i ka komunikuar shkarkimin e menjëhershëm. Në dijeninë time, e ka përzënë në mënyrë demonstrative nga zyra e takimit, duke i dhënë urdhër Policisë së Shtetit që nga dita e sotme as zonja në fjalë e as Dokushi s’lejohen të futen në bashki dhe ka komanduar Jonida Halilin.

Të njëjtën kundërpërgjigje ka kthyer Veliaj me Policinë Bashkiake për të mos lejuar Halilin të futet në bashki, të besuarës së Ramës. Trimëria që zgjati vetëm 10 orë për t’i dalë përballë Ramës dhe për ta vënë me shpatulla pas murit Edi Ramën, që i detyruar pas refuzimit të Veliajt për të revokuar vendimin e komandimit të mëparshëm, do ta shkarkonte ditën e sotme. Do mbërrinte Rama për të komunikuar lajmin e shkarkimit të kreut të 5D, të Bashkisë Erion Veliaj. Veliaj, para këtij paralajmërimi dhe vetëm para 20 minutash, është dorëzuar. Është keqkuptuar, është tërhequr nga veprimi i tij. Trimëria e Veliajt zgjati 8 orë, para kërcënimit të hapur të Edi Ramës se sot Veliaj do shkarkohej si kryetar bashkie, tagër që e ka kryeministri. Kjo përplasje prej 2 javësh, flagrante, nuk fshihen më palët. Veliaj qëndron përballë Ramës dhe e ka kuptuar që Rama është redaktori e regjisori për atë që i ka ndodhur Veliajt. Me këto që kanë ndodhur dhe me pagesën 5D para dy ditësh, që pronari veç Veliajt është edhe Rama. Gjithçka ka ndodhur në bashki, ka ndodhur me urdhër të Ramës. Është ideuar nga kreu i organizatës, Edi Rama”, tha Këlliçi.

TË LIDHURA

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen
Politikë

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen

19:46 | 10/06/2025
Ish-polici serb dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
Kosovo

Ish-polici serb dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

19:39 | 10/06/2025
Nesër Berisha paraqitet në SPAK, ja çfarë pritet të ndodhë
Politikë

Kallëzimi i gjyqtares, Berisha del nga SPAK: Padia ndaj meje për një pyetje nëse ka folur në telefon

11:12 | 10/06/2025
Next Post
Shtohen telashet për Sali Berishën, gati t’i hapen dy dosje të tjera në SPAK për vrasje dhe falsifikim dokumentesh

Shtohen telashet për Sali Berishën, gati t’i hapen dy dosje të tjera në SPAK për vrasje dhe falsifikim dokumentesh

Po ‘zien’ rrjeti! Gjesti largohet të shtunën nga BBVA? Ja çfarë thotë influenceri i njohur

Po ‘zien’ rrjeti! Gjesti largohet të shtunën nga BBVA? Ja çfarë thotë influenceri i njohur

Aksidenti në Fushë-Prezë, flet e afërmja e viktimave: Ai i betonierës nuk ia hapi as derën

Aksidenti në Fushë-Prezë, flet e afërmja e viktimave: Ai i betonierës nuk ia hapi as derën

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet
Kosovo

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet

by mirseda
22:57 | 10/06/2025
0

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka reaguar pas takimit trepalësh me kryenegociatorët e...

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

22:55 | 10/06/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Qershor 2025

22:49 | 10/06/2025
I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

22:46 | 10/06/2025
LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

22:37 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com