SHBA- Elon Musk përmes një postimi në “X” ka trajtuar edhe një herë çështjen lindshmërisë së ulët në Evropë. Në postim ai publikoi një hartë që tregon numrin e lindjeve për vend në Kontinentin e Vjetër. Sipas manjatit të Afrikës së Jugut dhe Evropa ose do të fillojë të ketë familje të mëdha ose do të vazhdojë të vdesë.
Në hartë pjesa më e madhe e Evropës është më të kuqe mes të cilave edhe Shqipëria duke treguar se lindshmëria është ekstremisht e ulët. Sa i përket Kosovës ajo është e vetmja me ngjyrë jeshile në Evropë me lindshmëri pranë normës. Franca dhe disa vende të Ballkanit janë më portokalli jo në nivele aq të ulëta sa pjesa tjetër e Evropës.















