Razak Abalora nuk është më portier i Elbasan. Ka qenë klubi i Superiores, që ka bërë publik lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Ekipi verdheblu njofton mbylljen e bashkëpunimit me portierin Razak Abalora. Ganezi nuk arriti ta mbyllte kampionatin për shkak të një dëmtimi të rëndë në këmbë kështu duke e përfunduar eksperiencën në Shqipëri para kohe.
Elbasani e falenderon për kontributin e dhënë gjatë këtij sezoni,
I urojmë Razak fat dhe suksese në karrierën e tij.” Shkruhet në njoftimin e klubit.