Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

A e shkroi vërtet Ana Frank ditarin e saj?

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
A e shkroi vërtet Ana Frank ditarin e saj?

Kush është autori i vërtetë i ditarit të Ana Frank? Ose të paktën, kush e ka shkruar vërtet ditarin e famshëm, sipas atij që kujdeset për të drejtat e autorit? Kjo pyetje shtrohet përballë polemikave të kohëve të fundit, të cilat pas më shumë se 70 vjetësh nga vdekja e Anës, vënë në pikëpyetje emrin e atij që ka shkruar ato faqe ironike dhe prekëse, të njohura nga miliona studentë dhe jo vetëm, dhe që u shndërruan në një simbol të kujtesës të njërit prej krimeve më të tmerrshme të njeriut kundër njeriut.

Bergen-Belsen, shkurt 1945

S’kishte mbushur akoma 16-vjeç, kur Analia Maria Frank vdiq nga tifoja pak ditë pas motrës së saj Margo, në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen në Saksoninë e Poshtme në Gjermani. Ditari (ose më saktë “ditarët”, meqë vetë Ana kishte nisur një të dytë, me qëllim botimin e mundshëm), që e reja Ana filloi të shkruajë në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, dhe përfundoi me shënimin e fundit në datën 1 gusht 1944, tri ditë para arrestimit dhe deportimit, më parë në Aushvic dhe pastaj në Bergen-Belsen.

Por, është shkurti i vitit 1945 që fiton sot një rëndësi parësore: në fakt për të drejtën e autorit, që sipas legjislacionit evropian skadon 70 vjet pas vdekjes së autorit. E njëjta gjë vlen edhe për të drejtat e pronësisë (të mbrojtura nga ligjet për të drejtën e autorit), që përcaktojnë si, kush dhe deri kur mund të përfitojë nga shitja e një vepre të caktuar.

Bazel, 19 gusht 1980

Pasi i mbijetoi tmerreve në Aushvic, ku u burgos me gjithë familjen në vitin 1944, Oto Frank, babai i Anës, u bë më vonë kurator i ditarëve të vajzës së tij. Pasi i mori ditarët e Anës nga Miep Gis, që i kishte mbajtur të fshehur pas arrestimit të familjes Frank, Oto filloi menjëherë përgatitjet për botimin e tyre, duke hequr rrëfimet më intime, korrigjuar gabimet dhe përsëritjet, dhe kjo çon tanimë në problemin e dytë madhor. Në të vërtetë, me ndërhyrjen e tij, për disa, babai i Anës nuk mund të jetë vetëm një kurator, por një bashkautor i vërtetë.

Janar 2016: Polemika

Që prej vitit 2009, ditarët e Ana Frankut janë tashmë pjesë e Listës së Kujtimeve të UNESCO-s. Ndërkohë nga 1 janari 2016, pasi skadoi afati i të drejtave të autorit, ditarët mund të publikohen nga gjithkush pa kufizime. Dhe kështu vepruan, fillimisht një profesor holandez, dhe një parlamentar francez (të pasuar më vonë nga të tjerë), duke publikuar në internet kujtimet e Ana Frank, çka shkaktoi zemërimin e Fondacionit “Ana Frank” në Bazel (i themeluar në vitin 1963 nga Oto), që deri në 31 dhjetor të vitit të shkuar pretendonte të drejtat për veprën.

Cili është botimi i “vërtetë” i ditarëve ?

Fondacioni shprehu qartë mendimin e tij:”dorëshkrimet (dhe për pasojë edhe e drejta e autorit) do të mbeten të mbrojtura deri në 1 janar 2037”- thuhet në uebin e tij. Kjo për shkak se ligji evropian mbi të drejtën e autorit për veprat pas vdekjes, përfundon pas 50 vjetësh. Dhe duke pasur parasysh, siç thekson Fondacioni, se botimi “i vërtetë” i ditarëve të Anës është edicioni kritik i vitit 1986 (dhe jo i pari në1947-ën), vepra mbrohet ende nga e drejta e autorit për të paktën edhe 20 vjet të tjera.

Po kush është autori i “vërtetë” i ditarëve?

Por, periudha mund të jetë edhe më e gjatë, sipas një tjetër teorie që e sheh Ana Frankun thjesht si një bashkautore të veprës. Kjo për shkak të ndryshimeve jo të pakta të kryera nga Oto Frank në kuadër të botimit, të cilat mund ta konsiderojnë pikërisht si një autor. Në këtë rast, e drejta e autorit përfundon vetëm në vitin 2050. Por, edhe mbi këtë argument, Fondacioni në Bazel është shprehur qartë: autorja i ditarëve është Ana Frank, ndërsa i ati Oto dhe Mirjam Presler, janë përgjegjës vetëm për disa nga fragmentet e veprës.

Të drejtat e autorit të garantuara

Çështja pra bëhet shumë komplekse dhe për këtë arsye, sqaron Fondacioni, ndoshta do të përcaktohet në mënyra të ndryshme nga vendi në vend (për shembull në Shtetet e Bashkuara, ndryshe nga BE-ja, e drejta e autorit skadon pas 95 vjetësh nga vdekja e tij). Në çdo rast, thotë Fondacioni zviceran, të drejtat e veprës do të vazhdojë të jenë të mbrojtura edhe për shumë vite, pavarësisht nga mosmarrëveshja mbi atë se kush është autori i vërtetë i ditarit të Ana Frankut.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: ana frankbazelbelsenditarioto frankunesco

TË LIDHURA

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj
Aktualitet

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
“Plenković uron Ramën dhe konfirmon pjesëmarrjen në samit”
Aktualitet

“Plenković uron Ramën dhe konfirmon pjesëmarrjen në samit”

21:48 | 13/05/2025
Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës
Aktualitet

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

21:37 | 13/05/2025
Next Post
Roma mposht Juventusin në “Olimpico”

Roma mposht Juventusin në “Olimpico”

FMN: Ulja e TVSH-së në turizëm, minon sistemin ekonomik

FMN: Ulja e TVSH-së në turizëm, minon sistemin ekonomik

Shtypi nga bota, 15 maj 2017

Shtypi nga bota, 15 maj 2017

JU REKOMANDOJMË

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin
Showbizz

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin

by mirseda
22:49 | 13/05/2025
0

Pas një pauze prej më shumë se dy vitesh, reperi Fero ka bërë një rikthim surprizë në...

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

22:00 | 13/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

21:49 | 13/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com