Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një 59 vjeçare ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.
Policia njofton se shtetasja M. T., 59 vjeçe, e cila dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, është lyer me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet. 59-vjeçarja është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
“Sot, rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarësia 3”, shtetasja M. T., 59 vjeçe, e cila dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, është lyer me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet. 59-vjeçarja është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia në lidhje me ngjajren.