Ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat, ndërroi jetë pas një arresti kardiak në aeroportin e Stambollit. 55-vjeçari po priste fluturimin për në Adana, kur papritur rrëzohet në tokë, duke shkaktuar panik tek udhëtarët e tjerë.
Klubi i Vllaznisë ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të Firat:
“Me keqardhje mësuam ditën e sotme ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-drejtorit sportiv të klubit tonë, Engin Firat. Vllaznia qëndron pranë familjes dhe të të dashurve të tij, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Prehu në paqe, Engin Firat.”
Gjatë karrierës së tij, Firat ka qenë ndihmës trajner i përfaqësueses së Iranit, si dhe ka drejtuar ekipet kombëtare të Moldavisë dhe Kenias, duke lënë një gjurmë të thellë në futbollin ndërkombëtar.















