Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

E panjohur: Revolta e grave në burgun e Kuçovës

8 vjet ago
in Të Gjitha
E panjohur: Revolta e grave në burgun e Kuçovës

Nuk ishte vetëm revolta e Spaçit. Në 1973 edhe gratë e burgosura në Kuçovë kishin shpërthyer në revoltë duke detyruar regjimin komunist të reflektonte për kushtet e tmerrshme në burgje.

Me 24 maj 1973 në Burgun e Spaçit do të niste ajo  që njihet në dokumentacionin zyrtar si “Revolta e Spaçit”. Thirrjet për shembjen e regjimit diktatorial, ishin nxitur nga një varg pakënaqësish që lidheshin me trajtimin antinjerëzor në atë kamp.

Por dukej se gjendja në të gjithë burgjet dhe kampet e Shqipërisë ishte e tmerrshme. Qelitë ishin të mbipopulluara dhe kushtet poshtë çdo parafytyrimi njerëzor kishin ngjallur revoltë gjithkund.

45 ditë pas kësaj ngjarjeje në Spaç, e cila i kishte dridhur gjunjët regjimit komunist, një tjetër revoltë kishte vrundulluar në Kuçovë, me 9 korrik 1973, këtë herë nga një grup grash të burgosura të cilat kishin shpërthyer qelitë e ishin përleshur me gardianët e burgut.

Informacioni i mëposhtëm është hartuar nga prokurori i Beratit Orhan Frashëri dhe i adresohet prokurit të përgjithshëm Dhori Panariti. Ai i shpjegon në detaje të gjithë hallkat e ngjarjes, ndërsa pas kësaj shkrese Prokurori i Përgjithshëm panariti bën nj analizë të gjendjes duke shpjeguar se kushtet e rënda në burgun e grave në Kuçovë kishin çuar në shpërthimin e kësaj revolte.

Dokumenti 1

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

PROKURORIA E RRETHIT

(Sek. IV)

Nr. 226 Prot.

Berat, më 12.07.1973

PROKURORISË SË PËRGJITHSHME

TIRANË

INFORMACION MBI NGJARJEN E NDODHUR NË DATËN 09.07.1973, NË REPARTIN 318 TË QYTETIT STALIN

Komanda e Repartit 318 e Qytetit Stalin duke filluar qysh nga muaji qershor 1973, për mos aktivizimin dhe për refuzim të marrjes pjesë në punë kishte vendosur në regjim burgu 17 të dënuar, dhe 3 në izolim.

Të dënuarit e tjerë, kishin sinjalizuar se në orët e lira të qarkullimit, të 17 të dënuarve, nëpërmjet derës së jashtme u futeshin brenda sende ushqimore dhe cigare.

Në datën 09.07.1973, rreth orës 15, roja e brendshme Leonora Kristo gjen të dënuarën Pranvera Ceri që po merrte një qeskë të mbushur me ushqime e cigare. Meqenëse ky veprim ishte në kundërshtim me kreun VI të rregullores lidhur me sigurimin dhe regjimin e brendshëm të të dënuarve në kamp, roja e brendshme menjëherë njofton Komandën e Repartit e cila ndaj të dënuarës Pranvera Ceri, megjithëse ishte e dënuar më parë përsëri u mor masë izolimi duk i lidhur duart dhe për mungesë vendi e lanë në korridorin e brendshëm.

Gjatë kësaj kohe që kjo e dënuar qëndron në korridor dhe e lidhur, të dënuarat e tjera në regjim burgu, tentojnë në mënyrë të organizuar për ta ndihmuar shoqen e tyre dhe për këtë nën kryesinë e të dënuarës Yllka Tare, energjikisht hidhen në veprim me qëllim që të dilnin jashtë në korridor dhe të merrnin në mbrojtje shoqen e tyre. Për të realizuar këtë qëllim filluan me duar të prishin derën e dhomës së izolimit në pjesën e sipërme duke rrëzuar një copë dërrasë e pastaj me forcën e tyre prishën pjesën e sipërme të murit dhe si rrjedhim që të gjitha dolën jashtë në korridorin e brendshëm. Këtu menjëherë u hodhën në veprime duke këputur kokat e fijeve të shkrepëseve pasi i grumbulluan ato i vendosën mbi hekurat dhe pastaj i vunë zjarrin me shpresë që të zgjidhnin duart e shoqes së tyre Pranvera Ceri. Ky veprim nuk u dha asnjë rezultat. Atëherë të dënuarat për të kundërvepruar ndaj personelit të shërbimit u pajisën me dërrasa dhe tjegulla nga prishja e derës së dhomës së izolimit. Të dënuarat kishin vendosur se kush do të denonconte në komandën e repartit për të gjitha këto veprime që po kryheshin nga ana e tyre, ato do të merrnin masa duke e rrahur deri në vdekje. Gjithashtu kishin urinuar nëpër pagure që kur të vinte personeli i shërbimit t’ua hidhnin në fytyrë.

Komanda e Repartit 318 duke u ndodhur përpara kësaj situate anormale vuri në gjendje gatishmërie repartin, njoftoi Degën e Punëve të Brendshme të Beratit dhe kërkoi që të vinin në ndihmë policë të tjerë meqenëse të dënuarat kategorikisht nuk pranonin që të largoheshin nga korridori dhe të futeshin në dhomat e izolimit. Në këto rrethana Komanda e Repartit për të stabilizuar gjendjen dhe për të evituar çdo të papritur vepron me forcë duke lidhur dhe 10 të dënuara të tjera, të cilat kishin rrahur dhe të dënuarën Gjyleta Arshini e cila kishte informuar Komandën e Repartit. E dënuara Gjyleta Arshini është rrahur aq shumë saqë i janë shkaktuar plagë dhe për këtë është marrë raporti nga mjeku për plagosje “të lehtë”.

Gjatë kohës që të dënuarat refuzonin me këmbëngulje për t’u larguar nga korridori, e dënuara Yllka Tare thërriste më fort: “Le ta marrin vesh se kush jemi ne. Këta s’kanë se ç’na bëjnë” etj.

Komanda e repartit lidhur me këtë çështje nuk ka pasur asnjë sinjalizim se do të kryheshin këto veprime të hapëta për të mos zbatuar me përpikëri rregullat e brendshme të kampit e sidomos ta shoqëronin kundërshtimin e tyre të hapët me thyerjen e derës, rrëzimin e murit, daljen në korridor dhe marrjen në mbrojtje të shoqes së tyre, të dënuarës Pranvera Cere.

Edhe në rrugë operative nuk rezulton asnjë e dhënë lidhur me zhvillimin e kësaj ngjarjeje, e cila shprehu në mënyrë të hapur pakënaqësinë që kanë këto të dënuara ndaj personelit të shërbimit dhe në përgjithësi zbatimit të urdhrave që u janë dhënë nga ana e tyre.

Shokët e degës së Punëve të Brendshme kanë vënë detyrë në rrugë operative për të konkretizuar nëse ka gisht elementi armik brenda në kamp.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë që ka kryerja e veprimeve të kundërligjshme nga ana e të dënuarave, mbështetur në prova materiale u fillua çështja penale në adresë të 11 të dënuarave për krimin e fyerjes së përfaqësuesit të pushtetit, paragrafi II, si dhe për krimin e plagosjes. Kemi vendosur që hetimin ta përfundojmë shumë shpejt dhe në bashkëpunim me gjykatën brenda në kamp do të organizojmë gjyqin.

Duke marrë shkak nga kjo ngjarje, fakti që gjatë vitit 1972 janë marrë masa për 56 raste të shkeljeve të rregullave të kampit dhe janë dënuar 31 me masa disiplinore, fakti që për 6-mujorin e parë të këtij viti ka pasur 34 raste të shkeljeve të rregullave, grindje, rrahje dhe fyerje nga ana e të dënuarave me njëra-tjetrën si dhe faktin që të dënuarat për këtë ngjarje që kanë marrë pjesë janë dënuar për krime ordinere e sidomos midis tyre ka dhe përsëritëse, hetimi dhe gjykimi i shpejtë si dhe dënimi do të ndikojnë pozitivisht te të dënuarat për të zbatuar rregulloren mbi administrimin e kampeve si dhe çdo urdhër që u jepet nga ana e personelit të shërbimit.

Duke marrë shkak nga kjo çështje me qëllim që të luftohet aty-këtu ndonjë shfaqje liberalizmi nga ana e personelit të shërbimit në kamp dhe të rritet vigjilenca revolucionare e tyre, mendojmë në mënyrë urgjente të merren këto masa:

1 – Të analizohet në mbledhjen e personelit në kamp shkaqet të cilat ndikuan në zhvillimin e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme në kamp.

2 – Së bashku me shokët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme shokun Sami Kamberi konkluduam se kampi nuk është i siguruar ashtu siç kërkohet e sidomos nga jashtë në periferi të tij urgjentisht duhet të merren masa për ta forcuar.

Gjithashtu u sugjerua për shtimin dhe zgjerimin e kampit e sidomos veçimin e të dënuarve.

3 – Duke marrë shkas nga kjo çështje ka ardhur koha që të studiohet shtimi i personelit në organikën e kampit, mbasi kështu siç është organika jo vetëm që numri i të dënuarve është rritur në krahasim me të kaluarën, por me vështirësi zbatohen kërkesat e rregullores në drejtim të shërbimit ndaj të dënuarve si dhe të sigurimit të tyre.

       Propozojmë në qoftë se do të shikohet e arsyeshme të organizohet një mbledhje e përbashkët nga organet tona qendrore: Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e lartë ku të thirren titullarë e tre organeve të mësipërme të atyre rretheve ku ka burgje dhe kampe. Në këtë mbledhje për të rritur vigjilencën revolucionare në frymën e fjalimeve të kohëve të fundit të shokut Enver të jepen orientime se si duhet të ruhet raporti midis edukimit dhe shtrëngimit në kushtet e burgjeve dhe kampeve të riedukimit.

 Prokuroria e rrethit duke marrë shkak nga kjo çështje brenda muajit korrik do të marrë në shqyrtim gjendjen në kamp dhe masat që duhen marrë në drejtim të forcimit të kontrollit të ligjshmërisë.

PROKURORI I RRETHIT

(Orhan Frashëri)

   (firma, vula)

 Dokumenti 2

INFORMACION MBI GJENDJEN E TË DËNUARAVE NË REPARTIN 315

QYTETI STALIN

Gjatë vitit 1972 e deri në muajin shkurt 1973 vendosja dhe ndarja e të dënuarave gra në repartin 315 në Qytetin Stalin ka qenë sipas kritereve të përcaktuara në rregullore. Pas kësaj periudhe gjendja ka ndryshuar dhe për pasojë janë shkelur kriteret e rregullores për fjetjen e të dënuarave.

Kapaciteti i dhomave për fjetje në repart është vetëm për 180 të dënuara, ndërsa numri i të dënuarave vjen gjithmonë duke u rritur. Në vitet e mëparshme dhe gjatë vitit 1972 në repart kanë vuajtur dënimin, jo më shumë se 190 të dënuara, duke filluar nga muaji maj i vitit 1973 e deri tani numri i të dënuarave për krime të ndryshme ka arritur në 296. Duke pasur gjatë 6-7 muajve të këtij viti një rritje prej gati 120 të dënuara më shumë se në vitin e kaluar, komandës së repartit i është dashur që në dhomat e fjetjes të vendosi më shumë të dënuara nga kapaciteti që ato kanë. Po kështu është shkelur edhe kriteri për vendosjen e të dënuarave sipas krimeve. Në dhoma janë vendosur së bashku edhe të dënuara për më shumë se dy krime. Shkelja e kritereve të rregullores ndikon negativisht në drejtim të riedukimit të të dënuarave.

Si pasojë e shtimit të numrit të të dënuarave në këtë repart, gjatë këtij viti janë kthyer në dhoma fjetjeje edhe dhoma e mjekimit dhe lavanderia. Një gjendje e tillë ka keqësuar mbajtjen e një ambienti të rregullt higjieno-sanitar në dhomat e fjetjes e në korridore. Veç këtyre, sot 40 të dënuara flenë përtokë, në çimento.

Në këto kushte mendojmë se duhen marrë masa të shpejta me qëllim që të gjejnë zbatim të plotë kërkesat e rregullores.

Tiranë, më 22.10.1973

PROKURORI I PËRGJITHSHËM

(Dhori Panariti)

 (firma, vula)/tesheshi.com/

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Organizata evropiane i dërgon letër Ramës: Tërhiqu nga prishja e Teatrit Kombëtar!

Shembja e Teatrit/Ndërhyn KE, 15 pyetjet të rrufeshme për qeverinë Rama

“Gjithë Rusia shqip”, Arilena çmend Moskën në finalen e Botërorit (Video)

“Gjithë Rusia shqip”, Arilena çmend Moskën në finalen e Botërorit (Video)

Video/Ofendime dhe fjalor banal, plas sherri mes policisë dhe kreut të PD-së Gramsh

Video/Ofendime dhe fjalor banal, plas sherri mes policisë dhe kreut të PD-së Gramsh







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura
Aktualitet

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

by mirseda
22:26 | 19/01/2026
0

Pas dy orësh mungesë energjie, riparohet avaria në linjën 110kV të NST Traktora. Sipas informacionit, mësohet se...

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

21:26 | 19/01/2026
Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

20:35 | 19/01/2026
Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

20:32 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com