Avokatja Adriana Kalaja ka bërë publike disa foto ku ka replikuar me vëllain e Enkeled Alibeaj ku sipas avokates ai është një bandit i cili po fshihet pas imunitetit të të vëllait por nuk do ti shpëtojë drejtësisë. Për këtë ajo do të sigurohet vetë.
Adriana Kalaja avokate ka reaguar në rrjetin social Facebook duke publikuar dis afoto të komenteve ku vetë ajo kishte komentuar dhe tregon se ka qenë vëllai i Enkeled Alibeaj një kriminel që po fshihet pas imunitetit të vëllait por që avokatja premtoi se do ti japë dënimin e merituar para drejtësisë.
Postimi i Plotë:
Se kush është niveli i këtij banditi është e lehtë të konstatohet nga komenti, por desha T’Ju kujtoj se është i njëjti bandit që është arrestuar për grabitje me armë në Gjermani.
Këtij banditi që mendon se mund të fshihet pas imunitetit të të vëllait sharlatan që jo vetëm është tradhëtar i familjes politike, por edhe i asaj të krijuar nga Kodi i Familjes, i kujtoj se shumë shpejt do përgjigjet para ligjit.
Madje bashkë me të vëllanë dhe bashkëjetuesen e të vëllait për shkelje jo vetëm të ligjit por edhe normave morale të një shoqërie të shëndetshme.
Për fatin e tyre të keq dhe fatin tim të mirë përveç se nuk më njohin mirë, unë i shkoj kauzave deri në fund.
E shoh që janë në hall të madh pasi po e kuptojmë dita ditës se nuk bëj pjesë në rrethin e rrugaçeve që i rrethojnë, nga ato që për një post gjyqtari pranojnë të poshtërohen publikisht, ato me emër mashkulli Taulant e deri te ato Karabinat që nuk i ndezi kurrë baruti.
Mua plumbi jo vetëm që nuk më ka bërë kurrë rikoshet, shenjestrën e kam vetëm te 10.
Ndryshe nga këta që marin guximin të kërcënojnë fiks si banditë që janë, unë për çdo shkelje të ligjit i drejtohem organeve ligjzbatuese.
Ndaj, sjell në vëmëndjen Tuaj të dashur miq, se ky bandit nuk ka asnjë dallim nga banditi vëlla i Fatmir Xhafës dhe njëjtë si ky i fundit, sharlatani Enkeled e ka patur detyrim ta deklaronte, mosdeklarim i cili do jetë objekt i kallëzimit të rradhës bashkë me hetimin pasuror, referuar ligjit “Antimafia”.
Kjo mbase, ka qenë edhe arsyeja e fshehjes së bashkëjetesës me gjyqtaren Xhaferllari, se ashtu si në rastet precedente, do konsiderohej “kontakt i papërshtatshëm”.
Prandaj them se bandit e zvarranik lind e nuk bëhesh.
Aq më pak mandati, imuniteti apo pushteti nuk të bën njeri.
Me moral jo e jo.
Të mos flas pastaj për këtë bandit që është grabitës me armë, se shumë shpejt do më njohë ashtu siç e meriton.
Dhe Ju e dini që unë e mbaj fjalën.
PS: Mirë bandit e zvarranik, por është aq burrec, që sapo pa komentin tim si shkrepje direkt në 10, e fshiu komentin. [😉]