Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

E fundit / Pas Topallit dorëhiqet dhe Astrit Patozi nga drejtimi i BD-së

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë
Astrit Patozi: Bindja Demokratike dërgon në kushtetuese kodin e Edi Ramës

Pas Jozefina Topallit që u tërhoq nga drejtimi i partisë Lëvizja për Ndryshim fill pas dështimit në zgjedhjet e 25-prillit, ka ardhur pak më parë lajmi se dhe kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi është dorëhequr nga posti i kryetarit. Të dyja lëvizjet vijnë pasi dy partitë e djathta dështuan të merrnin të paktën një mandat deputeti që do t’I mundësonte praninë në parlamentin e ri që formëzohet në shtator.

Në fjalën e tij Patozi shprehet ndër të tjera se partia e tij kreu një fushatë dinjitoze dhe qytetare.

Postimi i plotë i Astrit Patozit:
MARR PËRGJEGJËSINË DHE DORËHIQEM NGA DREJTIMI I BINDJES DEMOKRATIKE
Duke falenderuar edhe një herë kandidatët, mbështetësit dhe të gjithë votuesit e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, kam vendosur të marrë të gjitha përgjegjësitë për mosarritjen e objektivave tona elektorale dhe të dorëhiqem nga drejtimi i partisë.
Fakti që ne bëmë një betejë dinjitoze dhe qytetare, në mesin e një polarizimi ekstrem, që erdhi nga egërsia dhe ashpërsia e forcave kryesore politike, nuk mund të shërbejë në asnjë rast si justifikim për askënd prej nesh, por sidomos për mua që udhëhoqa fushatën. E kemi ditur që në fillim se në kohë lufte njerëzit nuk kanë mundësi të dëgjojnë muzikë, por nuk kemi ndërmend të fshihemi prapa rrethanave të vështira dhe të pazakonta.
Që nga dita e parë e krijimit të partisë, por sidomos gjatë kësaj fushate, pata fatin dhe privilegjin të njoh dhe bashkëpunoj me njerëz të shkëlqyer, politikanë me eksperiencë apo edhe të rinj të supermotivuar, të cilët më kanë mbushur me besim se ky është një investim, që nuk do të tretet. Unë i inkurajoj ata të gjithë që ta vazhdojnë edhe më të vendosur këtë rrugëtim politik, i cili ka në epiqendër respektin për disa vlera dhe parime të qenësishme si dhe dëshirën për t’i shërbyer vendit dhe interesit publik.
Nuk mendoj se është koha për t’u dekurajuar, sepse ne i kemi ditur dhe marrë parasysh vështirësitë që në nisje të këtij projekti politik. Askush prej nesh nuk kishte keqkuptimin se rezultati do të arrihej me një të rënë të sopatës dhe asnjëherë nuk e kishim menduar se Bindja Demokratike ishte projektuar për vetëm një palë zgjedhje. Ndryshe, do të kishte qenë e pandershme dhe e padenjë për të gjithë ata shqiptarë, që e mbështetën dhe i besuan asaj.
Dorëheqja ime është një akt moral përgjegjësie, por kurrërrësesi dorëzim. E kemi shpallur që në ditën e parë të themelimit se Bindja Demokratike nuk është një njeri, as një grup personash, e aq më pak pronë apo ndërmarrje biznesi e dikujt. Ajo është një ide e bukur për të ndryshuar mënyrën e drejtimit të Shqipërisë, pasi ne mendojmë se ajo keqqeveriset për shkak të një sistemi të kapur, që ka mbyllur të gjitha shtigjet e konkurrencës së lirë.
Ndaj unë do të vijoj të mbetem një mbështetës i palodhur i kësaj ideje, si njeri politik dhe qytetar i angazhuar, sepse jam i bindur që është e vetmja rrugë për të pasur një atdhe më të drejtë, më pak të korruptuar, më të jetueshëm, dhe me një qeveri që shërben dhe nuk sundon.
I uroj fat dhe sukses Bindjes Demokratike në sfidat e radhës, si një projekt serioz që, sipas meje, ka për qëllim ndryshimin strukturor të politikëbërjes në këtë vend, i cili ka qenë që në fillim dhe duhet të vijojë mbetet sërish në dispozicion të ripërtëritjes të së djathtës dhe të opozitës në Shqipëri.
Tags: astrit patoziBDBindja Demokratike

TË LIDHURA

Zgjedhjet e pjesshme, nis mbledhja e strukturave të PS, Rama mbërrin në takim
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme, nis mbledhja e strukturave të PS, Rama mbërrin në takim

17:22 | 03/10/2025
Skandali në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve
Aktualitet

Skandali në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve

17:06 | 03/10/2025
Vlorë/ Automjeti përplaset me një motor, përfundon në spital drejtuesi
Aktualitet

Vlorë/ Automjeti përplaset me një motor, përfundon në spital drejtuesi

16:09 | 03/10/2025
Next Post
Mbipesha, si ndikon për zemrën dhe diabetin / Dr. Dashamir Gjergji

Mbipesha, si ndikon për zemrën dhe diabetin / Dr. Dashamir Gjergji

Gripi sezonal, si mund ta trajtoni vetë në shtëpi

Gripi sezonal, si mund ta trajtoni vetë në shtëpi

Milan, Nga Anglia: 60 milion euro për Donnarumma

Milan/ Paolo Maldini flet për sherrin e ultrasve me portierin Donnarumma

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Italia në këmbë për Gazën, protesta dhe përleshje të forta me policinë
Bota

Italia në këmbë për Gazën, protesta dhe përleshje të forta me policinë

by mirseda
17:59 | 03/10/2025
0

Më shumë se dy milionë njerëz në 100 qytete të Italisë kanë protestuar për Gazën, duke kërkuar...

Për të është ndeshja e parë e këtij edicioni në Superiore, zbulohet emri i gjyqtarit që do të drejtojë derbin Partizani-Tirana

Për të është ndeshja e parë e këtij edicioni në Superiore, zbulohet emri i gjyqtarit që do të drejtojë derbin Partizani-Tirana

17:51 | 03/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme, nis mbledhja e strukturave të PS, Rama mbërrin në takim

Zgjedhjet e pjesshme, nis mbledhja e strukturave të PS, Rama mbërrin në takim

17:22 | 03/10/2025
Skandali në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve

Skandali në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve

17:06 | 03/10/2025
Mal i Zi/ Lirohen të gjithë të akuzuarit për hapjen e tunelit nëntokësor në gjykatën e Podgoricës

Mal i Zi/ Lirohen të gjithë të akuzuarit për hapjen e tunelit nëntokësor në gjykatën e Podgoricës

17:03 | 03/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com