Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Arkivolet e Bardha”/Ana e errët e Argjentinës, terror dhe 328 të vrarë në gjysmë shekulli

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Arkivolet e Bardha”/Ana e errët e Argjentinës, terror dhe 328 të vrarë në gjysmë shekulli

Si veprojnë organizatat kriminale? Sigurisht, në fshehtësi. Bëjnë të duket e bardha e zezë dhe e anasjelltë. Një vrasje e kryer me paramendim kthehet në rastësi, një sulm i pilotuar dhe programuar në një aksident e kështu me radhë. Një ligj i pashkruar që ka shoqëruar njerëzimin që në kohën e prohibicionizmit. Praktikisht, ilegaliteti ka qenë dhe është pasuria e tyre.

Në ditët e sotme, futbolli është kthyer në biznes dhe xhiro e parave që qarkullojnë është aq komplekse saqë të vjen ndonjëherë neveri të shkosh në stadium. Fitojnë klubet, drejtuesit, aksionarët, firmat e mëdha që sponsorizojnë. Por edhe ata, tifozët.

Kujdes, këtu nuk flitet për disa familjarë që shkojnë në stadium për të kaluar një ditë të diele, apo ata adoleshentë e të rinj që bëjnë tifo për një skuadër të caktuar pasi duan të ndjekin një “ideal”. Këtu është lufta e pushtetit për të komanduar në tribuna. Ata që hiqen si të dashuruar pas skuadrës së zemrës, por që në hije mbushin xhepat. Aktorët perfektë në fasadën e tribunave.

Ajo që ndodhi në Argjentinë përpara disa ditësh nuk është veç se maja e ajsbergut. Nëse mendoni se sulmi ndaj autobusit të Boca Juniors teksa i drejtohej stadiumit “El Monumental” për finalen e kthimit në Libertadores ishte akt i disa të dehurve dhe droguarve, atëherë nuk keni kuptuar asgjë nga bota latine.

Me kapele te zeze dhe muskuloz, Pato Calvici, lider i barras se Del Oeste, River Plate

Barras Bravas (Arkivolet e Bardha). I thërrasin kështu në Argjentinë. Prej thuajse 50 vjetësh mbajnë nën kontroll futbollin argjentinas dhe ku në vend të “tangos”, preferojnë që të “kërcejnë” nën ritmet e armëve, drogës, kërcënimeve, por edhe gjobvënieve, përveç se riciklim parash dhe shitje biletash në mënyrë klandestine dhe të pakontrolluar.

River Plate, il Boca Juniors, il Rosario Central dhe Newell’s Old Boys. Këto janë klubet më të rëndësishme dhe që komandojnë. Tifogrupet e organizuara të këtyre skuadrave, për të thënë një shifër, fitojnë diku te 13-15 mijë euro në muaj. Praktikisht, pa punuar asnjë ditë të jetës së tyre, më të fuqishmit, linja e parë, ose “Kop”, ndajnë këto para mes tyre. Ndonjë “copëz mish” i ngel dhe më të vegjëlve, por janë thjesht thërrime krahasuar me tortën.

Ekziston një fije e kuqe që prej dekadash përshkon futbollin argjentinas. Një fije e kuqe që nis nga vitet 50′ dhe që vjen deri te aktualiteti, te bombat me gaz të lëshuara drejt xhamave të autobusit të Bocas e deri te shtyrja e ndeshjes, duke provokuar një dëm të parikuperueshëm imazhi në lëvizjen futbollistike në Argjentinë.

Një fije e kuqe që lidhet pikërisht me emrin e dyfishtë “Barras Bravas”. Këto janë grupe të vërteta mafioze, që kanë një peshë domethënëse në ekonominë e Amerikës Latine. Grupe që kanë mundësi të menaxhojnë trafiqe të ndryshme dhe të kushtëzojnë zgjedhjet e klubeve.

Barras janë një realitet komplet ndryshe nga huliganët. Nuk kufizohen të organizojnë tifozeritë në tribuna, të përgatisin koreografi, të goditen mes tyre jashtë stadiumit. Janë krahu i djathtë i njerëzve me pushtet dhe të korruptuar, që përdorin ndikimin e këtyre grupeve për të shuar protestat e rrugëve, pretendimet e sindikatave, demonstratat popullore të partive. Por edhe mjete për disa presidentë që duan të ngrenë një konsensus, për të bindur një futbollist që të qëndrojë apo largohet. Por, me kalimin e kohës janë bërë sidomos makina të vërteta parash. “Një Mafie”, siç i ka quajtur kryebashkiaku i Buenos Aires.

Sulmi ndaj autobusit të Bocas ka bërë xhiron e botës, një njollë për futbollin, Argjentinën dhe kapitalin e saj. Kryebashkiaku i Buenos Aires, Horacio Rodriguez Larreta, ka akuzuar barran e Riverit. Fakti që ndoshta është mbajtur i fshehur është ky: 24 orë përpara finales që nuk u luajt, policia bën një operacion “blitz” në banesën e një prej liderëve të grupit të Riverit. i konfiskon 10 milion pesos (225 mijë euro) dhe 300 bileta për Superclasicon e ditës vijuese.

Problemi janë këto Barras Bravas, një organizatë mafioze që ka në dorë futbollin. Përgjegjësit e vërtetë të asaj që ndodhi. 300 persona nuk mundën të futeshin në stadium dhe u hakmorën në këtë mënyrë.

Po pse kryebashkiaku i Buenos Airesit arrin të thotë fjalën “mafie”? Barras, falë mbështetjes së politikanëve, menaxhojnë çdo gjë të jashtëligjshme. Nga trafiku i drogës, te abonetë e parkingut abuziv, shitja e ushqimeve dhe pijeve në stadium, deri te biletat e ndeshjeve. Praktikisht, një perandori. Por, nuk kufizohen vetëm te kjo.

Grupimet kanë fituar me kalimin e kohës një rol më vendimtar. Aftësia e tyre për të ndikuar te opinioni, madje dhe gazetarët e ndryshëm, që kanë frikë të flasin për ato që dinë dhe thonë. Kërcënime, telefonata dhe madje edhe prita të ndryshme. Me Barras Bravas nuk bëhet shaka. Burgun e kanë shtëpi të dytë dhe të vrasin e kanë “hobby”

Të dielën i sheh në stadium me flamuj, të qeshur, poshtë koreografisë, ndërsa gjatë javës merren me punët e pista, lidhje politike dhe bëjnë truprojat e njerëzve të fuqishëm në Argjentinë. Ato figura pushtetarësh që duhet t’i ndalojnë, ato i favorizojnë.

Këto grupime lindin si banda tifozësh dhe të lidhura me klubet e tyre. Pikërisht me këto klube përkatësie lind edhe rrethi vicioz. Barras hyjnë në jetën e klubit, duke ndikuar në zgjedhjet presidenciale, lobuar dhe bërë fushatën e dikujt që do t’i sjellë më shumë përfitime. Ka raste kur fitojnë edhe 30% të vlerës së transferimit të një futbollisti diku tjetër.

Viktima e parë e dhunës është ajo e vitit 1924, kur Pedro Demby u vra gjatë përplasjeve mes tifozëve argjentinas dhe uruguaianë. Por, gjatë viteve ’50 shtypi nisi të fliste për Barras Bravas. Në veçanti, pas vrasjes së Albert Linker në incidentet post River-Velez. Barrio, që është edhe lagjja ku jetojnë dhe komandojnë, duhet mbrojtur edhe me gjak. Pas vdekjes së tifozit të Huracan, Hector Suoto, beteja mes grupimeve nisi të bëhej edhe më e përgjakshme.

Ishte periudha e grushtit të shtetit, mes vitit 1976 dhe 1987, që barras u bënë pjesë e shoqërisë. Në vitin 1978, në Argjentinë, luhej Botëror dhe pakti që presidenti Jorge Videla vendosi me grupimet e ndryshme ishte i thjeshtë: asnjë trazirë, asnjë problem në këmbim të lirisë për të shitur bileta të falura. Një mënyrë që u përsërit gjatë Botërorit 1982 dhe 1994. Nga ai moment, këto banda u legalizuan dhe nisën aktivitetin e tyre.

Historia, pra, është shumë e thjeshtë. Ata që duhet të përpiqeshin të luftonin këtë realitet, i kanë tuteluar, mbrojtur dhe kanë favorizuar rritjen dhe përhapjen.

Për këtë gjë u akuzua në veçanti Julio Gordona, nëntë herë president i federatës argjentinase të futbollit, që u nda nga jeta në vitin 2014. Gjatë nëntë mandateve vdiqën 183 persona për shkak të përplasjeve të gjeneruara nga barras bravas.

Dhe në vitin 2010, disa nga këto pjesëtarë grupesh, me mandat arresti që binte mbi kokat e tyre, udhëtuan në të njëjtin avion me kombëtaren argjentinase. Një fakt që Gordona e quajti “rastësi”.

Barras, në ditët e sotme, vazhdojnë që të shkaktojnë viktima. E fundit, në rang kohor, ajo e 4 nëntorit të shkuar. Martin Gonzalez, 20  vjeç, vdiq në spital pasi u godit në kokë gjatë përplasjeve të tifozëve të Gimnasia y Esgrima dhe Atletico Moron. Viktima numër 328 i incidenteve të barras bravas

Sistemi Barras vijon edhe sot të jetë i fortë. U bënë tentativa për të prerë ato fije të kuqe, të njollosura me para të pista, drogë, pushtet, kërcënime, por edhe shumë shantazhe. Askush nuk ka mundur t’ia dalë. Sepse, barras bravas janë… Qeveria e Argjentinës.

Një gangrenë që po i merr jetën vendit, dita ditës. Disa prej tyre sot nuk mund të futen në stadium. Emra dhe mbiemra të skeduar, edhe pse në rrugët e Buenos Airesit janë ende padronë. Kanë ushtritë e tyre, që shkojnë nga 1000 deri në 1500 persona të organizuar.

Banda që nëse të shohin në rrugë me fanellën e ekipit të urryer kundërshtar (River dhe Boca), të dhunojnë dhe policia bën sehir. Disa prej tyre janë futur në mënyrë klandestine në tribuna, shpesh të mbrojtur mirë nga “muri” i tifozerisë së organizuar, por në 1500-2000 fotografi i dallon se ishin aty.

Në Rusi, gjatë Botërorit, në mbështetje të Argjentinës ishte edhe ai, i përjashtuari i madh në të gjitha stadiumet. Rafael de Zeo, një “Zot” në Buenos Aires. Bashkë me të vëllain Fernando kanë përfunduar në burg të paktën njëherë, por edhe i kanë shpëtuar jetën atij që sot gjithashtu nuk mund të hyjë në stadium, Mario Martin. Të dy bashkë në stadiumet ruse, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Histori tradhtish, deri në prita me 40 persona të armatosur dhe që si snajpera marrin shënjestër.

Rafael de Zeo ne rreth, përkrah tij, Mario Martin

Gjashtë vite më parë, ngjarja që i vuri vulën: grupimi i Martinit, që është edhe i lidhur ngushtë me policinë, nisej për transfertë, por nuk e dinin se grupimi i Di Zeos i priste në autostradën Rosario-Santa Fe, bashkë me 900 ushtarë.

Richard Fernandez, ose ndryshe “uruguaiani”, sot në karrocë pas 4 plumbave të marrë vite më parë nga të ashtuquajturit miqtë e tij

Konflikt i hapur, artileri e rëndë dhe rreth 20 të plagosur. Mario Martin merr një plumb në bark. Do të shpëtojë në spital. Atij të cilit 15 vite më parë vëllezërit De Zeo i shpëtuan jetën teksa do të vritej gjatë një ndeshje mes tifozësh, sot e kanë rival dhe sërish mik… Të gjithë në burg nga njëherë, të gjithë me ndonjë plumb. Hesapet lahen në familje. Jo më kot është një organizatë kriminale. Një nga tifozët e Bocas, “uruguaiani” Richard Fernández, sot ndodhet në karrocë pasi nuk ecën dot më pas plumbave të marrë kur kishte dalë nga burgu sepse donte të rimerrte pushtetin, vuan pasojat e tradhtisë.

Rafael de Zeo (rrethi lart), Mario Martin (rrethi poshte). Liderët e “La 12”, ose “La Doce”, barras bravas të Boca Juniors, përpara nisjes së ekipit drejt Spanjës

E mbyllim këtë histori përgjakjesh dhe pushteti me një fotografi të fundit. Dy ditë nga finalja e madhe, përpara autobusit të Boca Juniors, u shfaqën miqtë e urryer. Roberto de Zeo dhe Mario Martin. Krenarë, lider të heshtur dhe vrasës. Në Spanjë nuk do të mund të futen në “Bernabeu”, por kjo nuk u intereson. Të ardhurat janë rritur, ashtu si pushteti./Telesport/

Tags: 328Argjentinësbardhagjysmëshekulli

TË LIDHURA

Luka Modric largohet me lot në sy në ndeshjen e tij të fundit nga Santiago Bernabeu
Sport

Luka Modric largohet me lot në sy në ndeshjen e tij të fundit nga Santiago Bernabeu

19:24 | 24/05/2025
Supergol nga distanca për Qazim Laçin, mesfushori kuqezi mban skuadrën në garën për Europën
Sport

Supergol nga distanca për Qazim Laçin, mesfushori kuqezi mban skuadrën në garën për Europën

18:31 | 24/05/2025
(VIDEO)Kaos në Holandë pas ndeshjes Telstar–Den Bosh, tifozët përplasen në fushë
Sport

(VIDEO)Kaos në Holandë pas ndeshjes Telstar–Den Bosh, tifozët përplasen në fushë

13:40 | 24/05/2025
Next Post
Zbulohet kafsha e rrallë në Norvegji, fotografi: Ishte magjik

Zbulohet kafsha e rrallë në Norvegji, fotografi: Ishte magjik

Qeni shpëton portierin, pritja e tij bën xhiron e rrjetit (Video)

Qeni shpëton portierin, pritja e tij bën xhiron e rrjetit (Video)

Video/“E vështirë të përsëritet për herë të dytë”, filmi për Lorikun: Beogradi na…

Video/“E vështirë të përsëritet për herë të dytë”, filmi për Lorikun: Beogradi na...

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com