Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 39-vjeçar nga Dibra, Klement Kursa, i cili jetonte në Gjirokastër, nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me një 12-vjeçare.
Sipas informacioneve që përcjell për BalkanWeb, Enver Doçi, mësohet se e mitura është vajza e bashkëjetueses së 39- vjeçarit në Gjirokastër.















