Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dyshime për dekonspirim të aksionit të SPAK, reagon Policia e Shtetit: Asnjë strukturë nuk është përjashtuar nga “Revanshi”

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Dyshime për dekonspirim të aksionit të SPAK, reagon Policia e Shtetit: Asnjë strukturë nuk është përjashtuar nga “Revanshi”

Kreu i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka hedhur poshtë aludimet se institucioni që ai drejton nuk ishte përfshirë në megaoperacionin e SPAK, i cili lëshoi 50 urdhër-arreste dhe sekuestroi miliona euro pasuri.

Përmes një reagimi publik, Rrumbullaku thekson se në këtë aksion kombëtar janë përfshirë mbi 200 efektivë, nga disa drejtori vendore të Policisë dhe rreth 80% e Forcave RENA.

REAGIMI

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale, se Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale është përjashtuar nga pjesëmarrja në operacionin e koduar “Revanshi”, për ekzekutimin e 50 masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sqarojmë se:

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në kuadër të këtij operacioni, hartoi planin operacional për ekzekutimin e masave të sigurisë. Për zbatimin e këtij plani operacional u angazhuan 50 oficerë të Policisë Gjyqësore, Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Ogranizuar, personeli policor i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të gjithë efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë, 80 % e efektivëve të RENEA-s, 100 punonjës të DVP Tiranë, 50 punonjës të DVP Durrës, 50 punonjës të DVP Lezhë, 50 punonjës të DVP Vlorë dhe 20 punonjës të DVP Shkodër.

-Gjatë operacionit, u kapën nga shërbimet e Policisë që morën pjesë në operacion dhe u arrestuan, 8 shtetas.

-6 shtetas, të cilët u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan jashtë shtetit, gjatë zhvillimit të operacionit, në bashkëpunim me partnerët italianë, spanjollë, belgë dhe gjermanë.

-Për 6 shtetas të tjerë u ekzekutuan vendimet e Gjykatës dhe ata u njohën me akuzat, në IEVP-të përkatëse.

-Gjatë verifikimeve në sistemin TIMS, rezultoi se 13 shtetas ndodheshin jashtë shtetit dhe ishin larguar para zhvillimit të operacionit, si dhe 6 shtetas që ishin të shpallur në kërkim para operacionit, sipas vendimit të gjykatës, për vepra të tjera penale të kryera më parë.

-Ndërsa 11 shtetas, mes tyre dhe 2 dy punonjës policie, të cilët iu shmangën organeve të drejtësisë, nuk u bë e mundur që të kapeshin gjatë operacionit.

Theksojmë faktin se asnjë strukturë e Policisë së Shtetit në nivel qendror apo vendor nuk është përjashtuar nga pjesëmarrja në operacionin “Revanshi” dhe deri tani nuk ka asnjë indicie për dekonspirim të operacionit.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bashkëpunim shumë të mirë, të bazuar në ligj dhe në besueshmëri të plotë me SPAK-un, me GJKKO-në dhe me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm. Bazuar në rezultatet e punës, të arritura gjatë vitit 2023 dhe gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2024, rezultate të cilat janë të pakrahasueshme me periudha të mëparshme, tregojnë qartë angazhimin maksimal dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, në luftën ndaj krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi. Gjithashtu, Policia e Shtetit është e vendosur për ta thelluar më tej procesin e vetëpastrimit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qytetarët dhe me mediat.

TË LIDHURA

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS
Aktualitet

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

13:20 | 06/12/2025
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho
Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Next Post
Egla ulëret “e tronditur”, çfarë i ndodhi papritur banores?

Egla ulëret “e tronditur”, çfarë i ndodhi papritur banores?

Sherr në mes të rrugës, dhunohen barbarisht shqiptari dhe partnerja e tij

Sherr në mes të rrugës, dhunohen barbarisht shqiptari dhe partnerja e tij

Kërkoi lirinë, GJKKO merr vendimin për përgjegjësin e IKMT Sarandë

Kërkoi lirinë, GJKKO merr vendimin për përgjegjësin e IKMT Sarandë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS
Aktualitet

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

by mirseda
13:20 | 06/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për dosjen ndaj ish-deputetit të...

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

10:26 | 06/12/2025
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

09:21 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com