Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dy plagosje natën e ndërrimit të viteve, eksperti Karamuço “shuplakë” Ballës: Plumbat qorr po kthehen në problem, premtuat se nuk do ketë fishekzjarre

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Dy plagosje natën e ndërrimit të viteve, eksperti Karamuço “shuplakë” Ballës: Plumbat qorr po kthehen në problem, premtuat se nuk do ketë fishekzjarre

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço e ka konsideruar plagosjen e 52-vjeçares italiane me plumb qorr në Tiranë, një problem shumë i madh që nuk kishte ndodhur prej vitesh.

Karamuço tha se duhet kryer një hetim kompleks për të mbërritur deri në përfundime dhe më pas në denim të autorit. “Por nuk duhet harruar se ne kishim thënë që policia është në nivel të lartë gatishmërie për Vitin e Ri dhe nëse është kështu, ajo nuk qëndron në gatishmëri vetëm në qendër, por edhe në rrethina”- u shpreh eksperti i kriminalistikës, duke shtuar se Policia e ka kryer shumë mirë këtë detyrë në raste të tjera.

Karamuço: U premtua nga ana e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit që për festa nuk do të ketë fishekzjarre. U goditën biznese, nuk futet më asgjë etj etj, ndërkohë që Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë filluan që në datën 29, 30, pothuajse në të njëjtin nivel që e kanë pasur gjithmonë festimet individuale për Vitin e Ri me shpërthime fishekzjarrësh që ndonjëherë përbën edhe shqetësim. Pati njerëz në urgjencë në spital, edhe me dëmtime të gjymtyrëve, por nuk e kishim dëgjuar prej shumë vitesh plagosjen nga plumbat qorr. Ky është një problem shumë i madh që na u rikthye edhe njëherë në vëmendje.

Pra ka ende njerëz në rrethinat e Tiranës që qëllojnë me automatik?! Predha që ka ikur në lartësi shkon dhe i pret veshin, i hynë në qaf një turiste dhe depërton tek cipa e mushkërisë?! Mendoni, një turiste italiane që erdhi në Shqipëri për të festuar në një vend që sikurse bashkëatdhetarët e saj e lakmojnë prej disa vitesh si një vend ku mund të akomodohesh shumë mirë për të kaluar pensionin.
Më tej, e njejta ngjarje ndodh në një pikë tjetër të Tiranës, te Piramida. Ku një person goditet prapë nga plumba qorr, megjithëse plagosja ishte më e lehtë se zonja në fjalë që pret që të transferohet urgjentisht për ndërhyrje kirurgjikale në Itali për ti nxjerrë plumbin.

Gazetarja: E para, fillon dhe bëhet e frikshme jo vetëm për turistët por edhe ne të tjerët që dëshirojmë të dalin për festa. Dhe së dyti, sa shanse ka që të zbardhen këto ngjarje sepse e etiketojnë plumb qorr dhe askush nuk e di se nga është qëlluar?

Karamuço: Bëhet një ekspertim balistik për të parë rënien e lirë, zona nga mund të ketë ardhur dhe të tjera si këto. Por këto mbështeten edhe në informacion operativ se nga mund të jetë qëlluar. Nëse është qëlluar nga 10 vende më pas vendos nën masën e sigurisë personat dhe sekuestron armën për të bërë krahasimin e predhës me atë që nuk është nxjerrë ende nga zonja. Pra ka një hetim kompleks kjo histori se si të mbërrish deri në përfundime dhe më pas në dënim. Por nuk duhet harruar se ne kishim thënë që policia është në nivel të lartë gatishmërie për Vitin e Ri dhe nëse është kështu, ajo nuk qëndron në gatishmëri vetëm në qendër, por edhe në rrethina.

Dhe kështu nga krismat që dallojnë shumë nga fishekzjarrët, ti mbërrin, bën rrethimin e zonës… Policia e ka bërë shumë mirë këtë detyrë në raste të tjera”- tha Karamuço.

TË LIDHURA

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

14:52 | 22/09/2025
“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin
Aktualitet

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin

14:21 | 22/09/2025
Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci
Aktualitet

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

13:15 | 22/09/2025
Next Post
Sulm me armë brenda një gjimnazi në SHBA! Autori qëllon ndaj nxënësve dhe më pas vret veten, raportohet për disa viktima dhe të plagosur

Sulm me armë brenda një gjimnazi në SHBA! Autori qëllon ndaj nxënësve dhe më pas vret veten, raportohet për disa viktima dhe të plagosur

Debat për arrestin e Berishës, Gjata: Kufizimi i komunikimit, shpikje e prokurorisë, Hila ironizon: Le të bëjë edhe mbledhje kryesie aty

Debat për arrestin e Berishës, Gjata: Kufizimi i komunikimit, shpikje e prokurorisë, Hila ironizon: Le të bëjë edhe mbledhje kryesie aty

“Ardit Gjebrea na dilte me shami, sot luan me Edi Ramën!”, Lubonja “dush të ftohtë” moderatorit: Humbje dinjiteti dhe personaliteti

"Ardit Gjebrea na dilte me shami, sot luan me Edi Ramën!", Lubonja "dush të ftohtë" moderatorit: Humbje dinjiteti dhe personaliteti

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com