Vështirësohet qarkullimi në aksin Lozhan – Moglicë – Gramsh, shtohet fluksi i mjeteve. Sipas informacioneve, mësohet se nga rruga e Gramshit janë lejuar të hyjnë drejt juglindjes 2 kamionë që thuhet se janë të OSHEE-së. Këta të fundit kanë mundur të hapin krahun në anë të rrugës por për shkak të lëvizjes së lartë të mjeteve, është krijuar një ngërç në qarkullim. Lëvizja e mjeteve po bëhet e ngadalësuar ndërsa në këtë segment sapo ka mbërritur policia e qarkullimit të Korçës për të bërë hapjen totale të rrugës.















