Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dy herë i dehur në makinë brenda 25 ditëve, Gjykata e mbyll në burg. 40-vjeçari: Më lironi, kam një fëmijë autik dhe nusen pa punë

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Dy herë i dehur në makinë brenda 25 ditëve, Gjykata e mbyll në burg. 40-vjeçari: Më lironi, kam një fëmijë autik dhe nusen pa punë

Një 40-vjeçar nga fshati Gjashtë i Sarandës, prej një muaji e gjysmë ndodhet i paraburgosur për shkak se është arrestuar nga policia duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. 3 ditë më parë Gjyqtari Mikel Hysometaj ka refuzuar kërkesën e tij për lirim.

40-vjeçari i është drejtuar me kërkesë Gjykatës duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” pasi ai pretendon se ka dy fëmijë të mitur, ku njëri prej tyre (i mituri E. M), është i diagnostikuar me autizëm dhe se i vetmi person i punësuar në familje, është bashkëshortja e tij, e cila që nga koha që ai është arrestuar, është shkëputur nga puna për pjesën më të madhe të ditëve, për t’u kujdesur për fëmijën e sëmurë.

Duke pretenduar se bashkëshortja e tij duhet t’i kthehet punës, kërkuesi i është drejtuar Gjykatës me kërkesën për lirim. Por ka qenë prokurorja Esmeranda Basho e cila e refuzoi kërkesën me pretendimin se “nuk ka asnjë fakt të ri për zëvendësimin e masës së sigurimit të vendosur ex ante nga ana e gjykatës dhe ndodhur në këto kushte, nuk ka vend për zëvendësimin e saj”, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Gjykata.

40-vjeçari u arrestua për herë të parë në 16 tetor, teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e markës “Ford” dhe në vendin e quajtur “Rrotullimi i rrapit” në lagjen nr.1 Sarandë është ndaluar nga sherbimet e Policisë së Rendit dhe nga testi i alkoolit ka rezultuar në masën 2 g/l në të dyja testet. Në këtë rast Gjyqtari Alban Veçani vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim paraqitje të hënën e parë dhe të tretë të cdo muaji”.

Por në 10 nëntor, 40-vjeçari është arrestuar sërish në vendin e quajtur “Ekualipsi”, në lagjen nr. 4, Sarandë, ku është ndaluar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, dhe nga testi i alkoolit ka rezultuar në masën 2 g /l në të dyja testet. Gjyqtari Mikel Hysometaj me kërkesë të Prokurores Esmeranda Basho e izoloi atë në qeli nën masën “Arrest në burg” ku vazhdon ende.

40-vjeçari nga Gjashta rezulton i dënuar për të njëjtën lloj vepre penale edhe një herë tjetër në datë 26.1.2018 nga Gjyqtarja Enkeleda Doda e Sarandës, ku ka marrë dënim me 4 muaj burg të pezulluar me kusht për 1 vit. Ai u dënua pasi mjeti që ai drejtonte, doli nga rruga në Shelegar dhe për pasojë mbeti i plagosur shoferi dhe pasagjeri, ndërsa testi alkoolit për shoferin doli në masën 1.417 g/l.

TË LIDHURA

Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën
Aktualitet

Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën

20:00 | 01/08/2025
Makina përmbyset në anë të rrugës në Korçë-Ersekë! Dy personat që ishin në mjet dërgohen në spital
Aktualitet

Makina përmbyset në anë të rrugës në Korçë-Ersekë! Dy personat që ishin në mjet dërgohen në spital

10:14 | 01/08/2025
Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas
Aktualitet

Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas

10:12 | 01/08/2025
Next Post
“Të gjithë ata që duhet të hetohen, duhet t’u hiqet imuniteti”, anëtari i kryesisë së PD shpërthen ashpër

“Të gjithë ata që duhet të hetohen, duhet t’u hiqet imuniteti”, anëtari i kryesisë së PD shpërthen ashpër

Policia shqiptare bllokon 107 vepra arti të trafikuara nga Greqia

Policia shqiptare bllokon 107 vepra arti të trafikuara nga Greqia

Projekti që ka kushtuar 11 milionë euro, BIRN: Si u transformua Veliera në një “elefant të bardhë” për Durrësin

Projekti që ka kushtuar 11 milionë euro, BIRN: Si u transformua Veliera në një “elefant të bardhë” për Durrësin

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Çdo gjë gati për fillimin e Sunny Hill Festival 2025 në Kosovë
Kosovo

Çdo gjë gati për fillimin e Sunny Hill Festival 2025 në Kosovë

by mirseda
23:00 | 01/08/2025
0

Sunny Hill Festival është ngjarja më e madhe muzikore dhe kulturore që zhvillohet nga sot deri më...

“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

22:31 | 01/08/2025
Erdogan në Stamboll: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Erdogan në Stamboll: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë armëpushim të menjëhershëm në Gaza

22:02 | 01/08/2025
Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit

Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit

22:00 | 01/08/2025
Palestinezët thonë se Izraeli qëlloi te pika e ndihmave që u vizitua nga zyrtari amerikan

Palestinezët thonë se Izraeli qëlloi te pika e ndihmave që u vizitua nga zyrtari amerikan

20:09 | 01/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com