Atalanta është duke zhvilluar një ndeshje fantastike përballë Juventusit. Edhe pse ishin bardhezinjtë që kaluan të parët në avantazh, zikaltërit nuk u dorëzuan dhe tashmë me fillimin e pjesës së dytë kanë përmbysur gjithçka. Heroi i Atalantaës është padyshim sulmuesi Duvan Zapata, i cili ka dërguar topin në rrjetë dy herë.
Juventusi luan me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Bentacur. Por ashtu Allegri nuk ka aktivizuar Ronaldon nga fillimi i ndeshjes. Kujtojmë që goli i Juves erdhi si pasojë e një gafe të qendërmbrojtësit Berat Gjimshiti.