Ditën e martë u publikua një letër në media. Letra u ishte dërguar, nga një grup anonim, të gjithë federatave europiane për të dëmtuar imazhin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armano Duka, për kandidimin e tij si anëtar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Duka është shprehur se ajo letër nuk ka ndikuar në votim, pasi votuesit europianë kanë nivel intelektual të mjaftueshëm për të mos i dhënë rëndësi të tillave letra.
“E kam marrë vesh atë letër disa ditë para votimit, më kanë thënë kolegët e federatave të tjera. Më kujtoi kohën që nga fshati vinin letra anonime për internim. Nuk besoj se ka pasur ndonjë efekt, pasi të gjithë votuesit, sidomos të nivelit europian, janë goxha intelektualisht të formuar që të kuptojnë se një letër anonime nuk duhet vlerësuar, përveçse duhet të ndjesh keqardhje për atë që e ka shkruar”,- deklaroi Duka