Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Duka: Gati të presim evente më të mëdha, si finalja e Superkupës së Europës

1 muaj ago
in Sport
Duka: Gati të presim evente më të mëdha, si finalja e Superkupës së Europës

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi mbrëmjen e kaluar një darkë në “Pallatin e Brigadave” me pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të futbollit europian, të cilët ndodheshin në Tiranë për mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, gjatë darkës së organizuar në Tiranë në nder të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, u shpreh i nderuar për mbajtjen e këtij takimi historik për herë të parë në Shqipëri.

Ai theksoi rrugëtimin e futbollit shqiptar nga infrastruktura modeste drejt standardeve moderne falë mbështetjes së qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke përmendur sukseset si finalja e UEFA Europa Conference League dhe organizimi i Kampionatit Europian U-17.

Presidenti Duka vlerësoi kontributin e klubeve dhe drejtuesve të futbollit në vend, si dhe zhvillimin e futbollit të bazës dhe të vajzave.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi rëndësinë e bashkëorganizimit të Kampionatit Europian U-21 në vitin 2027 me Serbinë si një mundësi për të treguar kapacitetet e Shqipërisë në organizimin e eventeve të mëdha dhe rolin e futbollit në afrimin e kombeve.

Presidenti Duka falënderoi UEFA-n për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se Shqipëria tashmë ka dëshmuar aftësinë e saj për të pritur aktivitete të nivelit më të lartë dhe është e gatshme për sfida të tjera madhore në të ardhmen, duke përfshirë edhe synimin për të mirëpritur një ditë finalen e Superkupës së UEFA-s në Tiranë.

Duka theskoi: “Me kënaqësi dhe krenari të madhe, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju uroj mirëseardhjen të gjithëve sonte në Tiranë.

Mikpritja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s nuk është vetëm një nder për Federatën Shqiptare të Futbollit, por edhe një moment historik për futbollin shqiptar dhe për të gjithë vendin tonë, pasi kjo është hera e parë që një takim i tillë mbahet në Shqipëri.

Duke parë pas rrugëtimin e futbollit në Shqipëri, shohim sa shumë kemi ecur përpara.

Nga infrastruktura modeste dhe mundësitë e kufizuara pas shkatërrimeve të viteve ’90, kemi ndërtuar infrastrukturë moderne. Kjo përfshin stadiumin tonë kombëtar këtu në Tiranë, i cili priti finalen e UEFA Europa Conference League në vitin 2022 dhe Kampionatin Europian U-17 të UEFA-s këtë vit.

Dua gjithashtu të falënderoj anëtarët tanë të dashur, presidentët e përkushtuar të klubeve tona dhe drejtuesit e shoqatave rajonale. Besimi juaj, mbështetja dhe investimi në futboll kanë qenë vendimtare për rritjen tonë.

Së bashku, kemi zhvilluar futbollin e bazës, kemi investuar në akademitë e të rinjve dhe kemi hapur dyert e mundësive për djem e vajza anembanë vendit. Sot, futbolli i vajzave nuk është thjesht në rritje – ai po frymëzon një brez të ri sportistësh dhe tifozësh.

Ekipet tona kombëtare, me guxim dhe krenari, qëndrojnë tashmë lart në skenën ndërkombëtare, duke garuar me nder dhe dinjitet, duke bartur me vete shpresat dhe ëndrrat e gjithë kombit tonë.

Ndjehemi veçanërisht krenarë për përgjegjësinë që UEFA dhe Komiteti Ekzekutiv na kanë dhënë për të bashkë-organizuar Kampionatin Europian U-21 në vitin 2027 me Serbinë. Ky do të jetë eventi më i madh i futbollit që Shqipëria ka organizuar ndonjëherë, duke shfaqur stadiumet tona, pasionin tonë dhe aftësinë për të pritur talentet më të shkëlqyer të Europës. Është gjithashtu një mundësi për të treguar se si futbolli mund të afrojë kombet dhe të frymëzojë.

Të dashur miq, i dashur President Čeferin,

Ju falënderoj sinqerisht për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit. Prania juaj këtu është një mesazh i qartë se Shqipëria është pjesë e çmuar e familjes europiane të futbollit.

Ne nuk jemi thjesht të apasionuar pas futbollit, ne jemi të uritur për të. Ne jetojmë dhe marrim frymë me lojën, dhe tashmë kemi dëshmuar aftësinë tonë për të organizuar evente të klasit botëror me rezultate të mëdha. Të mbështetur nga qeveria dhe autoritetet tona vendore, jemi plotësisht të përgatitur për të pritur evente më të mëdha në të ardhmen.

Imagjinoni, finalja e Superkupës së UEFA-s në Tiranë. Një moment jo vetëm historik, por vërtet i paharrueshëm, që do të gdhendte emrin e vendit tonë me krenari në skenën globale të futbollit.

Sonte kjo darkë nuk është vetëm për çështje zyrtare, është për miqësinë, unitetin dhe lidhjet që futbolli na ka dhënë. Pas kaq shumë vitesh në këtë lojë të bukur, kam mësuar një të vërtetë të thjeshtë: Fitoret shkëlqejnë më shumë kur ndahen, dhe sfidat ndjehen më të lehta kur përballen krah për krah. Futbolli është më shumë se një sport – është një familje, dhe sonte ne e festojmë këtë familje së bashku.

Në emër të komunitetit shqiptar të futbollit dhe në emrin tim personal, ju falënderoj thellësisht për pjesëmarrjen në këtë mbrëmje speciale. Faleminderit!”.

TË LIDHURA

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital
Sport

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar
Sport

Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar

20:21 | 21/10/2025
“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..
Sport

“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..

16:38 | 20/10/2025
Next Post
Avioni pëson incident në ajër dhe bën ulje të detyruar në Japoni, dy pasagjerë të plagosur

Avioni pëson incident në ajër dhe bën ulje të detyruar në Japoni, dy pasagjerë të plagosur

Letra prekëse e babait që humbi dy vajzat në aksident

Letra prekëse e babait që humbi dy vajzat në aksident

“Kur erdhën fluturakët, u mrekulluam të gjithë”/ Eksperti i Sigurisë thirrje Maqedoncit pas pezullimit të dialogut strategjik me SHBA

“Kur erdhën fluturakët, u mrekulluam të gjithë”/ Eksperti i Sigurisë thirrje Maqedoncit pas pezullimit të dialogut strategjik me SHBA







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com