Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Duhet të dorëhiqesh me urgjencë”, Berisha reagon pas përgjigjes së Metanit: Je pjesë e organizatës kriminale të djegësave

3 vjet ago
in Politikë
“Duhet të dorëhiqesh me urgjencë”, Berisha reagon pas përgjigjes së Metanit: Je pjesë e organizatës kriminale të djegësave

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook i është përgjigjur deklaratës së kreut të ILD-së, Artur Metani, në lidhje me dorëheqjen e këtij të fundit.

Berisha u shpreh se Metani në vend të reflektimit reagoi ndaj kërkesës së tij duke e konsideruar atë si presion dhe intimidim.

Në përgjigjen e sotme, Berisha thekson se Metani është pjesë e organizatës kriminale të inceneratorëve dhe kërkon dorëheqjen e tij

Reagimi i plotë:

Përgjigje ndaj reagimit të z. Artur Metani!
Të dashur miq, dje në takimin tim me gazetarët përsërita kërkesën time të ligjshme për dorëheqjen e menjëhershme të Artur Metanit nga Inspektor i Lartë i Drejtësisë si një kërcënim madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit.
Artur Metani në vend të reflektimit reagoi ndaj kërkesës sime, duke e konsideruar këtë kërkesë si presion, intimidim dhe që kërkesën ta paraqesë në Prokurori. Në reagimin e tij Metani, jo vetëm që nuk refuzoi dot asnjë nga akuzat e mia konkrete ndaj tij, por në një farë mënyre me injorimin e tyre ai i pranoi ato.

Me këtë rast unë i përsëris edhe njëherë z. Metani se ai me pozicionin që ka, de fakto kryeministri i drejtësisë, përbën rezik madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit, ndaj ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe këtë nuk e them absolutisht për motive politik, jo dhe jo. Unë kërkoj dorëheqjen e Artur Metanit, sepse mbi bazën e dokumentave zyrtare, rezulton antarë i rëndësishëm i organizatës kriminale të vjedhjes së shekullit. Në kohen kur ka qenë në detyrën e drejtorit të Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave, Artur Metani rezulton me fakte se është direkt dhe personalisht i implikuar në procedurat antiligjore kriminale të miratimit të kësaj afere nga Edi Rama dhe kabineti i tij.
Kështu në kundërshtim me çdo praktikë dhe pa asnjë tager ligjor, ai ka drejtuar një mbledhje me 5 zëvendës ministra në Mininstrin e Mjedisit, për t’ju imponuar atyre miratimin e zëvendësimit të strategjisë së trajtimit të mbetjeve me depozitim, seleksionim, riciklim të hartuar me 4 milionë euro nga BE me strategjinë e djegësave, duke shpallur për këtë qëllim emergjencën mjedisore kombëtare me qëllim që të krijohet baza ligjore për vjedhjen e shekullit. Shtoj këtu, se në këtë mbledhje me gjithë presionin zëvendës ministrat Ylli Manjani dhe Arben Isaraj kanë votuar kundër. Artur Metani eshtë anëtar cilësor i organizatës kriminale, sepse ai është i implikuar rëndë e direkt, pikërisht në procedurën më themelore dhe më anti ligjore që shërbeu si bazë për të gjitha aktet e tjera zyrtare të procedurës korruptive të vjedhjes së shekullit.
Unë kërkoj dorëheqjen e Artur Metanit, sepse për cilindo që merret më seriozitet dhe paanësi me hetimin e megaaferës korruptive të djegësave, Metani së bashku me Engjëll Agaçin ka përgjegjësi ligjore dhe penale direkte në miratimin që kanë dhënë për përdorimin e procedurës antiligjore pa garë dhe me negociata të mbyllura për djegësin e Elbasanit, procedurë kjo e kundërshtuar prerazi nga Agjencia Kombëtare e Prokurimeve Publike.
Une kërkoj dorëheqjen urgjente të Artur Metanit si rrezik madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit, sepse si anëtar i organizatës kriminale të vjedhjes së shekullit, si drejtor i Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave ai mban përgjegjësi personale direkte për miratimin, ose mos denoncimin e dhënies në kundërshtim me ligjin të bonusit prej 8 pikësh një kompanie që nuk ekzistonte për ndërtimin e djegësit të Tiranës. Edhe në këtë rast Metani ka patur dijeni të plotë nga shkresa e ministres Felaj, se nuk kompania që po i jepej bonusi prej 8 pikësh për djegësin e Tiranës nuk ekzistonte.
Për të gjitha këto Artur Metani duhet të japë dorëheqje të menjëhershme dhe të parevokueshme si kusht elementar për hetimin e shekullit, nga i cili ai në konflikt të plotë interesi përpiqet të shpëtojë duke përdorur postin e tij. sb

TË LIDHURA

106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë
Politikë

106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

19:27 | 11/02/2026
BIRN: Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI
Aktualitet

BIRN: Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI

18:13 | 11/02/2026
Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm
Politikë

Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm

16:51 | 11/02/2026
Next Post
Nis shkatërrimi i parkut në mes të Tiranës, do të ndërtohet “përbindëshi” i Ilir Shtufit (FOTO)

Nis shkatërrimi i parkut në mes të Tiranës, do të ndërtohet “përbindëshi” i Ilir Shtufit (FOTO)

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, plagosen drejtuesit e mjeteve

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, plagosen drejtuesit e mjeteve

Kishin shkuar për pushime në Kretë, turistja nga Serbia rrihet brutalisht nga miqtë e saj

Kishin shkuar për pushime në Kretë, turistja nga Serbia rrihet brutalisht nga miqtë e saj







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin
Showbizz

Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin

by mirseda
19:54 | 11/02/2026
0

Një debat i tensionuar është regjistruar ditën e sotme në shtëpi, ku protagonistë janë bërë Rogerti dhe...

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
Vetëvendosja cakton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë; propozimi i dërgohet presidentes Osmani

Vetëvendosja cakton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë; propozimi i dërgohet presidentes Osmani

19:29 | 11/02/2026
106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

19:27 | 11/02/2026
Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com