Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Drejtori ekzekutiv i AIDA-s: Investimet e huaja arritën nivel rekord në vitin 2016

9 vjet ago
in Ekonomi
Drejtori ekzekutiv i AIDA-s: Investimet e huaja arritën nivel rekord në vitin 2016

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë konfirmojnë trendin rritës të investimeve të huaja direkte në katër vitet e fundit, duke arritur edhe një nivel rekord prej 983 milionë euro, ose 10.5 % më shumë se një vit më parë.

Drejtori ekzekutiv i AIDA-s, Genti Beqiri, duke reaguar pas publikimin të këtyre të dhënave thekson se ato konfirmojnë trendin rritës të parave të injektuara në ekonomi në formën e investimeve të huaja direkte, që kanë sjellë rritje të kërkesës së brendshme dhe rritje të punësimit.

“Në 1 janar 2016 hyri në fuqi ligji për investimet strategjike si një përpjekje dhe provë konkrete e vullnetit dhe vizionit të qeverisë, jo vetëm për të krijuar gjithë mbrojtjen e nevojshme juridike për investitorët, por edhe për të siguruar gjithë asistencën e duhur për kompanitë e huaja dhe vendase. Kjo dhe reformat e tjera u reflektuan fillimisht në ngjitjen e konsiderueshme që shënoi Shqipëria në raportin e fundit të Bankës Botërore “Të bësh biznes” dhe tashmë me shifrën prej gati 1 miliardë eurosh të injektuara në ekonomi, që përbën 10 % të GDP-së, duke dhënë kontribut direkt në rritjen ekonomike,” shprehet Genti Beqiri.

Rritja më e madhe e fluksit vërehet në sektorin e energjetikës, falë edhe dy projekteve të rëndësishme, ai i kaskadës së Devollit, një nga projektet më të mëdha hidroenergjetike në Ballkan, dhe Gazsjellësi Transadriatik TAP, i cili pritet që deri në vitin 2019 të sjellë në Shqipëri rreth 1.9 miliard euro.

“Investimet në sektorin e energjetikës, shoqëruar me reformën e qeverisë në këtë sektor, po e shndërrojnë gradualisht Shqipërinë nga një vend tërësisht të varur nga importet, në një prodhues të qendrueshëm të energjisë. Shembulli i investimit të kompanisë Statkraft ka tërhequr vëmendjen edhe të investitorëve të tjerë për të investuar në energjetikë. Ndërsa në lidhje me TAP, bëhet fjalë për një projekt madhor afatgjatë që do ta japë ndikimin e tij të shtrirë në kohë”, deklaron drejtori ekzekutiv i AIDA-s.

Sipas Beqirit, “shifra rekord prej gati 1 miliardë euro e IHD-së është një motivim më shumë për agjencinë për të vijuar misionin e saj jo vetëm në funksion të promovimit të Shqipërisë si një destinacion shumë i favorshëm për investime, por në të njëjtën kohë, ofrimi i gjithë asistencës dhe ekspertizës së nevojshme për kompanitë ekzistuese. Në të njëjtën kohë AIDA synon të shtojë kapacitetet e SME-ve shqiptare dhe të mbështesë hapjen e bizneseve të reja përmes fondeve të saj. Inkurajuese janë edhe shifrat e rritjes së eksporteve gjatë vitit 2016.” Drejtori ekzekutiv i AIDA-s thekson se të dhënat e Bankës së Shqipërisë për rritjen e investimeve të huaja në kohën kur trendi botëror ka qënë në rënie, nuk janë një rastësi.

“Aktualisht MZHETTS po punon për hartimin e një ligji të harmonizuar për investimet, i cili shoqëruar me nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi, si edhe të disa investimeve cilësore në fushën e turizmit, pritet të sjellin një rritje edhe më të madhe të investimeve në Shqipëri dhe efekte direkte në rritjen ekonomike, shprehet Beqiri.

TË LIDHURA

Qeveria hap ‘thesin’/ Festat e fundvitit, miratohet bonusi për pensionistët
Ekonomi

Qeveria hap ‘thesin’/ Festat e fundvitit, miratohet bonusi për pensionistët

13:32 | 03/11/2025
REL:Nga1 janari nuk do të ketë paga e pensione. Kur shteti ska buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës
Ekonomi

REL:Nga1 janari nuk do të ketë paga e pensione. Kur shteti ska buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

09:08 | 28/10/2025
Në Shqipëri, bien eksportet, rritet importi: Defiçiti tregtar arrin në 48-miliardë lekë
Ekonomi

Në Shqipëri, bien eksportet, rritet importi: Defiçiti tregtar arrin në 48-miliardë lekë

09:38 | 27/10/2025
Next Post
Ku shtrihej Arbëria dhe koncepti i Epirit

Ku shtrihej Arbëria dhe koncepti i Epirit

Basha i kundërpërgjigjet Ramës me “gjoksin e shqiptarëve”

Basha i kundërpërgjigjet Ramës me "gjoksin e shqiptarëve"

1939, kur fashistët kalonin në sitë, zytarët e korruptuar në Shqipëri

1939, kur fashistët kalonin në sitë, zytarët e korruptuar në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

by mirseda
22:22 | 03/11/2025
0

Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka ‘shpërthyer’ festa pranë qelisë...

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

22:13 | 03/11/2025
Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

21:31 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com