Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Drejtësia në veprim/ SPAK publikon akuzat ndaj Bajrajve dhe Bilalit pas arrestimit

11 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Drejtësia në veprim/ SPAK publikon akuzat ndaj Bajrajve dhe Bilalit pas arrestimit

GJKKO me kërkesë të SPAK ka firmosur tre masa sigurie ‘arrest në burg’: Konkretisht për Safet Bajrin, kushëririn e tij Behar Bajri dhe krahun e djathtë të tij Astmer Bilali. Dy të fundit tashmë ndodhen të arrestuar në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’. Gazetari Sokol Dema bëjnë me dije se urdhërarrestet janë firmosur në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, pjesëtar i familjes rivale me Bajri në Shkodër.

SPAK në një njoftim të ndarë për mediat ka zbardhur edhe akuzar që rëndojnë ndaj tyre, “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”

“Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se personat nën hetim; Behar Bajri; Astmer Bilali dhe Safet Bajri kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatmir Licit i afërm i shtetasit Ibrahim Lici. Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi B.B, i bën shtetasit I.L për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit B.B”, njoftoi SPAK.
Safet Bajri ka qenë i arrestuar dhe ka qenë në burg 15 muaj për vrasjen e Fatbardh Licit. Në atë koha çështja është pushuar për të për mungesë provash, ndërsa tani me sa duket SPAK ka siguruar prova të reja që e vënë sërish në akuzë.

Mësohet se Safet Bajri, emri i të cilit akuzohet se është i lidhur me shumë ngjarje kriminale, kryesisht në Shkodër u shoqërua fillimisht në policinë e Shkodrës dhe më pas është sjellë nga forcat RENEA drejt Tiranës ku dhe do të merret në pyetje.

Sipas avokatit të Safet Bajrit ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në policinë e Shkodrës, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se Safet Bajri ka qenë i arrestuar më parë për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018, dhe ka qëndruar në burg 15 muaj. Në atë koha çështja është pushuar për të për mungesë provash, ndërsa tani me sa duket SPAK ka siguaruar prova të reja që e vënë sërish në akuzë.

Ekzekutimi i Fatbardh Lici që është vëllai i “Tatës”, Mustafa Lici dhe xhaxhai i Ibrahim Licit ndodhi në vitin 2018. Fillimisht avokati nuk konfirmoi t’i jetë komunikuar ndonjë urdhër arresti, ndërsa pohoi se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së këtij shtetasi. Mësohet se Bajri është marrë nga shtëpia e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë dhe është nisur drejt Tiranës i shoqëruar me masa sigurie. Në hetim Bajri është dhe për masakrën e Dobraçit e atentat ndaj Aleksandër Prendit, ndërkohë SPAK pritet të dalë me një deklaratë zyrtare.

Edhe tre anëtarë të grupit në burg
Shoqërimi i tij vjen 3 ditë pasi SPAK ushtroi kontroll në banesën e tij ndërsa firmosi masën e arrestit me burg për Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të akuzuar si pjesëtarë të grupit të Bajrit në kuadër të hetimeve për përplasjen me armë të ndodhur në Rranxë të Bushatit më 23 Gusht 2024, ku u godit me armë autmojeti i blinduar “Audi A8”, me të cilin udhëtonin dy të rinjtë. Sipas SPAK ata kishin shkuar të vrisnin Aleksandër Prendin por janë pritur me breshëri nga ky i fundit.

Ndërkohë SPAK ka bashkuar në një dosje dhe masakrën e Dobracit ku humbën jetën 4 persona.

TË LIDHURA

Pamje të frikshme nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi
Aktualitet

Pamje të frikshme nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi

20:30 | 08/01/2026
Bllokohet aksi rrugor “Përmet-Çarçovë”, shkak bëhet çarja e karrexhatës
Aktualitet

Bllokohet aksi rrugor “Përmet-Çarçovë”, shkak bëhet çarja e karrexhatës

19:52 | 08/01/2026
Bie zjarr në tregun “5 maji” në Tiranë
Aktualitet

Bie zjarr në tregun “5 maji” në Tiranë

19:20 | 08/01/2026
Next Post
Rama mbërrin në Fier për takimin me Asamblenë Socialiste të Qarkut

Rama mbërrin në Fier për takimin me Asamblenë Socialiste të Qarkut

“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”, Mërtiri: Rama s’është rehat, mund t’i asgjësohet struktura e blerjes së votës

“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”, Mërtiri: Rama s’është rehat, mund t’i asgjësohet struktura e blerjes së votës

“Nuk do të flemë gjumë”, Xhaferri paralajmëron mbikëqyrje të fortë të zgjedhjeve: Rama nuk do ketë shanse

“Nuk do të flemë gjumë”, Xhaferri paralajmëron mbikëqyrje të fortë të zgjedhjeve: Rama nuk do ketë shanse







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Pamje të frikshme nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi
Aktualitet

Pamje të frikshme nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi

by mirseda
20:30 | 08/01/2026
0

Këto janë pamjet nga tregu i rrobave të përdorura në 5 Maji në Tiranë. Flakët kanë përpirë...

Bllokohet aksi rrugor “Përmet-Çarçovë”, shkak bëhet çarja e karrexhatës

Bllokohet aksi rrugor “Përmet-Çarçovë”, shkak bëhet çarja e karrexhatës

19:52 | 08/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026
Bie zjarr në tregun “5 maji” në Tiranë

Bie zjarr në tregun “5 maji” në Tiranë

19:20 | 08/01/2026
Durrësi i përmbytur “skenë krimi”/ Bllokohen kanalet! Hidrovori i ri gati jo funksional

Durrësi i përmbytur “skenë krimi”/ Bllokohen kanalet! Hidrovori i ri gati jo funksional

19:17 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com