Fillimi > -Politikë
Dosja e SPAK për Ahmetajn, dalin bisedat me Mërtirin dhe Baftjar Zeqon për inceneratorët: Pimë një kafe të tre dhe…
11 Korrik, 2023 21:05AhmetajMadhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play
SPAK ka përgatitur një dosje voluminoze kundër ish-kryeministrit Arben Ahmetaj të cilën do ta prezantojë sot në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve ku do të kërkojë autorizimin për arrestimin e tij.
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi për Balkanëeb disa detaje nga dosja që kanë të bëjnë me komunikimet e Ahmetajt me bosin e inceneratorëve, Mirel Mërtiri që në vitin 2012.
“Mes Ahmetajt dhe Mërtirit ka pasur komunikim të afërt për sa kohë ata i drejtohen njeri tjetrit me nofka dhe ata flasin me detaje për gjithçka ndodh mes tyre. Në një moment Mërtiri e pyet Ahmetajn dhe i thotë që “gjithë PS dhe udhëheqja e PS ka zbarkuar në Korçë”. Ahmetaj i përgjigjet “Unë isha i ftuar por ndodhem jashtë Shqipërisë në udhëtime”. Në kuadër të këtij akt ekspertimi rezulton se Ahmetaj komunikon me ish kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo të cilit i kërkon të komunikojnë dhe të ulen bashkë me Mërtirin në kafe dhe më pas vijojnë komunikimet mes Zotos, Mërtirit dhe ish kryetarit të bashkisë”, thuhet në dosjen kundër Ahmetajt.
Sipas Lalës, SPAK pretendon se ka prova që Ahmetaj ka përfituar 500 mijë euro si dhe dy vila në Palasë dhe Hamallaj nga afera e inceneratorëve.
“Bëhet fjalë për detaje ku janë renditur prova dhe fakte që SPAK pretendon se ka kundër Ahmetajt. Ndërkohë që ky i fundit përmes avokatëve të tij është i pafajshëm për këto akuza. Sa i përket transaksioneve ato janë kryer përmes personave të dytë dhe të tretë dhe në të gjitha rastet ato janë paguar nga bosët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të cilët janë në kërkim. Ahmetaj ka dyshime të ketë përfituar një shumë prej 500 mijë euro, një vilë në Palasë dhe një vilë në Hamallaj. Nga udhëtimet që ka kryer jashtë vendit Ahmetaj nuk ka qenë vetëm, por ka udhëtuar bashkë me bosin e inceneratorëve, Mirel Mërtiri”, raportoi gazetarja Lala.