GJKKO ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit ,Valter Begaj, për ndarjen e çështjes së tij dhe dy subjekteve Net Shpk dhe Dam shpka.
Begaj është marrë i pandehur për abuzimet me tenderat e ARRSH-së, dosje në të cilën përfshihet edhe Evis Berberi.
Kërkesa u paraqit nga avokati i tij me argumentin se procesi po zvarritet nga bashkë të pandehurit e tjerë.
Por kërkesa u rrëzua nga gjykata sipas kësaj të fundit nuk është në konform parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale.
Sipas hetimeve të SPAK, gjatë kohës që ishte në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe më pas në krye të ARRSH-së, Berberi ka dhënë gjashtë tendera për kompanitë e ortakut të tij, Valter Begaj. Fitimet më pas i kalonin kompanive që Begaj zotëronte në mënyrë indirekte.
Valter Begaj, dyshohet se në bashkëpunim me Ervis Lamin dhe Evis Berberin kanë kryer shitje fiktive të kompanive të ish-kreut të ARRSH-së dhe veprime të tjera fiktive, duke fshehur veprat penale të korrupsionit.
Hetimi i SPAK zbuloi se përfitimi ka qenë rreth 2.2 milionë euro, të cilat u investuan nga kompania “DAAM” shpk në pasuri të paluajtshme.















