Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

‘Dorëzohet’ Trump: Mbyllja e qeverisë mund të shmanget

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Franca kërcënon Amerikën: Evropa do të ngrihet kundër Trumpit

Presidenti i SHBA Donald Trump duket se po heq dorë nga kërcënimi për të detyruar një mbyllje të pjesshme të qeverisë federale.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders tha se ka “mënyra të tjera” për të siguruar 5 miliardë dollarë për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor të SHBA, që është fokusi i mosmarrëveshjeve.

“Në fund të ditës, ne nuk duam të mbyllim qeverinë,” tha zonja Sanders për Fox News. “Ne duam të mbyllim kufirin për të mos lejuar imigracionin e paligjshëm”.

Por demokratët menjëherë e hodhën poshtë ofertën, duke i lënë të dyja palët pa një zgjidhje, ndërkohë që qindra mijëra punonjës të qeverisë janë në pritje për të mësuar nëse do të dërgohen në shtëpi pa u paguar në prag të Krishtlindjeve.

Zonja Sanders përmendi legjislacionin ekzistues, sidomos projektligjin e Senatit për financimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, i cili parashikon 26 miliardë dollarë shpenzime, duke përfshirë 1.6 miliardë për barrierat kufitare.

Ajo tha se ky projektligj është “diçka që ne mund ta mbështesim” për sa kohë që i bashkëngjitet propozimeve të tjera financiare për mbrojtjen dhe sigurinë kufitare.

Para komenteve të zonjës Sanders, Shtëpia e Bardhë kishte dhënë pak shenja përparimi për zgjidhjen e situatës së bllokuar mbi shpenzimet buxhetore, gjë që mund të shkaktonte një mbyllje të pjesshme të qeverisë në mesnatën e së premtes.

Në qendër të mosmarrëveshjes është këmbëngulja e Presidentit Trump që Kongresi të miratojë 5 miliardë dollarë shpenzime për murin e propozuar prej tij përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Demokratët dhe disa republikanë e kundërshtojnë planin, ndërsa udhëheqësit demokratë kanë ofruar 1.3 miliardë dollarë për financime të tjera për sigurinë kufitare.

Zoti Trump përdori Twitterin të hënën për të sulmuar demokratët pasi të dy palët nuk mundën t’i afrojnë pozicionet e tyre.

Megjithatë, për të shmangur një mbyllje të agjencive qeveritare të premten, demokratët dhe republikanët mund të arrijnë një marrëveshje rreth një plani shpenzimesh për të financuar operacionet e qeverisë deri në fund të këtij viti dhe për disa muaj të vitit 2019, trasmeton voa.

Shpenzimet për tre të katërtat e agjencive qeveritare tashmë janë miratuar deri në shtatorin e ardhshëm, por faturat e mbetura përfshijnë fondet për Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Territorit për vitin 2019.

TË LIDHURA

Hyjnë në fuqi tarifat e reja historike të Trump, cilat vende preken dhe si
Bota

Hyjnë në fuqi tarifat e reja historike të Trump, cilat vende preken dhe si

08:51 | 07/08/2025
Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin
Bota

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin

22:54 | 06/08/2025
‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur
Bota

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

22:15 | 06/08/2025
Next Post
Deputeti i CDU-së mbështet opozitën: Shqipërisë i duhet Vettingu në politikë

Deputeti i CDU-së mbështet opozitën: Shqipërisë i duhet Vettingu në politikë

Njihuni me temperaturat për sot

Njihuni me temperaturat për sot

“Rama nuk je i mirëpritur”/ Protesta dhe tryeza studentore

"Rama nuk je i mirëpritur"/ Protesta dhe tryeza studentore

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Arrestohet ‘skifteri’ i Durrësit, Vidhte para dhe sende me vlerë në automjete, banesa e motoçikleta
Aktualitet

Arrestohet ‘skifteri’ i Durrësit, Vidhte para dhe sende me vlerë në automjete, banesa e motoçikleta

by mirseda
09:58 | 07/08/2025
0

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur më herët në kërkim, i dyshuar...

Vde*ja e minatorit në Bulqizë, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik

Vde*ja e minatorit në Bulqizë, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik

09:56 | 07/08/2025
Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane

Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane

09:19 | 07/08/2025
SKANDAL në ndeshjen e Champions League, tifozët polakë shpalosin banerin provokues ndaj Kosovës

SKANDAL në ndeshjen e Champions League, tifozët polakë shpalosin banerin provokues ndaj Kosovës

09:00 | 07/08/2025
Hyjnë në fuqi tarifat e reja historike të Trump, cilat vende preken dhe si

Hyjnë në fuqi tarifat e reja historike të Trump, cilat vende preken dhe si

08:51 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com