Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, shtatë kandidatë nga partitë e vogla kanë dorëzuar dorëheqjen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Doreheqjet janë kryesisht për arsye shëndetësore, megjithëse njëri prej tyre ka vendosur të largohet nga kandidatura për arsye personale, pasi nuk dëshironte të linte profesionin si mësues.
Kandidatët që janë tërhequr për arsye shëndetësore, familjare, dhe ndoshta nga një realitet politik që nuk ofron mundësi reale për të hyrë në Kuvend, janë përfaqësues të partive të vogla si “Nisma Shqipëria Bëhet”, Partia Social Demokrate (PSD), “Lëvizja Bashkë”, dhe Aleanca për Demokraci dhe Rritje (ADR).
Kandidatët që kanë dorëzuar dorëheqjet janë:
Averdi Syla (“Nisma Shqipëria Bëhet”, Kukës) – arsye shëndetësore
Hyda Kuci (PSD, Berat) – arsye shëndetësore
Joan Sotir (“Nisma Shqipëria Bëhet”, Korçë) – arsye shëndetësore
Daniela Alite (PSD, Durrës) – arsye shëndetësore
Xhilda Boçari (“Lëvizja Bashkë”, Korçë) – arsye shëndetësore
Fadil Bekaj (Partia “Mundësia”, Fier) – zgjedh klasën para Kuvendit
Edi Piring (ADR, Korçë) – arsye familjare