Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Dorëheqja e Shpend Ahmetit, reagon Vetëvendosje: Zhgënjyese!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Dorëheqja e Shpend Ahmetit, reagon Vetëvendosje: Zhgënjyese!

Pas dorëheqjes së papritur të Shpend Ahmetit nga Vetëvendosje, vjen edhe reagimi i kësaj lëvizjeje.

Në një reagim në faqen e saj zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje shkruan se e ka pritur dorëheqjen me zhgënjim, ndërsa e falënderon Ahmetin për kontributin e tij.

Megjithatë, në vijim të reagimit shkruhet se Shpend Ahmeti ka zgjedhur që të mbajë anën e personave që punojnë brenda, por kundër Lëvizjes dhe se ka patur më shumë mungesa sesa pjesëmarrje në mbledhjet e Kryesisë që janë mbajtur pas zgjedhjeve lokale.

“Tash padrejtësisht Lëvizja do të jetë në opozitë aty ku në fakt fituam. Kjo është gjendje e pazakontë dhe e padrejtë për votuesit, mbështetësit dhe aktivistët e Lëvizjes”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e postuar nga VV.

Reagimi i plotë

Mbi dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga Lëvizja

Morëm vesh, jo pa zhgënjim, dorëheqjen prej organizatës sonë të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Ne e falënderojmë Shpend Ahmetin për kontributet në fitoret tona, dhe natyrisht që presim nga ai hiç më pak se realizimin e premtimeve që ka dhënë në emër të Lëvizjes, në 2013 por edhe në 2017. Mbështetjen e Lëvizjes besojmë se Shpendi e ka ndjerë në të gjitha betejat politike, por edhe në Asamblenë Komunale, si dhe nga aktivistët e angazhuar në drejtoritë me vështirësi e rrezikshmëri të lartë, por edhe në fushatë, ku qindra vullnetarë, deputetë, anëtarë të kryesisë e figura publike janë angazhuar që të krijojnë mbështetje për Shpend Ahmetin në çdo fshat e çdo lagje.

Fatkeqësisht Shpendi ka zgjedhur që megjithatë të mbaj anën e atyre personave që për mbi një vit e gjysëm punojnë brenda Lëvizjes, kundër Lëvizjes, persona të cilët në valën më të madhe të angazhimit për fushatë e për balotazh, e kalonin kohën nëpër takime informale për prapaskena, duke u marrë me thashetheme përçarëse e duke pritur të kryheshin zgjedhjet për të dhënë dorëheqjen.

Shpend Ahmeti ka qenë një prej figurave më të respektuara prej Lëvizjes, dhe kontributor i madh në disa rezultate të mira elektorale. Por, si të gjithë ne, edhe ai ka fituar nga Lëvizja më shumë se ç’i ka dhënë Lëvizjes, e këtë e ka pohuar edhe vetë, në jo pak fjalime publike.

Shpend Ahmeti ka patur të gjitha mundësitë që secilin shqetësim të vetin apo edhe kërkesë specifike ta sjellë në organet e Lëvizjes, në Kryesi e në Këshill të Përgjithshëm. Ai vazhdimisht ka gëzuar mirëkuptim dhe mbështetje për kërkesat e veta, apo për ndonjë dyshim në qëllime e metoda, siç po thotë vetëm tani, nëpërmjet mediave. Mirëpo, ai ka patur më shumë mungesa sesa pjesëmarrje në mbledhjet e Kryesisë që janë mbajtur pas zgjedhjeve lokale, duke treguar për Lëvizjen një interes më të ulët sesa para se të fitonte mandatin e dytë. Përvetësimi i privilegjeve duke u distancuar nga obligimet është apetit tejet afatshkurtër me dobishmëri jetëshkurtër.

Sakrificat, puna e palodhur e aktivistëve dhe vullnetarëve dhe buxheti i ndarë për zgjedhjet lokale në Prishtinë nuk ka qenë për ta patur kryetarin vetëm 100 ditë, por për katër vjet. Tash padrejtësisht Lëvizja do të jetë në opozitë aty ku në fakt fituam. Kjo është gjendje e pazakontë dhe e padrejtë për votuesit, mbështetësit dhe aktivistët e Lëvizjes.

Megjithatë ne e dimë se Lëvizja ka kaluar sfida më të mëdha se kjo, dhe bashkë me mbështetjen e qytetarëve Lëvizja do t’i prijë ndryshimeve të domosdoshme e të shumëpritura në Kosovë. Goditjet mbi Lëvizjen nuk i ndihmojnë Kosovës por as nuk e zmbrapsin Lëvizjen në përballjen me regjimin. Ne kalitemi nëpër sfida. Dhe, fitojmë. Dhe, do të fitojmë.

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Next Post
8 Marsi tragjik i nënës shqiptare, bie nga ballkoni dhe gjen vdekjen

8 Marsi tragjik i nënës shqiptare, bie nga ballkoni dhe gjen vdekjen

“Gjinjtë e Ildës për pak më hynë në dhomë”, reagon gazetarja

“Gjinjtë e Ildës për pak më hynë në dhomë”, reagon gazetarja

Video/Lamtumirë Kapiten! Lot dhe dhimbje në Firence

Video/Lamtumirë Kapiten! Lot dhe dhimbje në Firence







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja
Aktualitet

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja

by mirseda
09:55 | 13/02/2026
0

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesnatën e kaluar në aksin rrugor Vorë-Fushë Prezë. 23-vjeçarja E.E,...

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

09:48 | 13/02/2026
Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

09:31 | 13/02/2026
Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

09:12 | 13/02/2026
Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

09:06 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com