Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Donald Trump do të realizojë ëndrrat e Vladimir Putinit

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Donald Trump do të realizojë ëndrrat e Vladimir Putinit

Nga Bernard Guetta “Internazionale”/ Edhe pse shenjat janë shqetësuese, mund t’i lëmë disi mënjanë. Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, është një njeri që deri në vitin e fitores së tij elektorale, negocioi me Moskën për  ndërtimin e një kulle, nga e cila do të kishte përfituar shumë para, dhe mbi të gjitha shumë publicitet.

I njëjti njeri do të kishte kaluar – është vetëm një zë, por i përsëritur disa herë – një natë më shumë se sa shqetësuese në një hotel në kryeqytetin rus, Moskë, i përgjuar nga mikrofonat e FSB-së, shërbimit sekret rus, ish-KGB. Dhe në fund si të harrohet fakti që në ekipin që menaxhoi fushatën e Donald Trumpit, kishte të paktën një person shumë afër Kremlinit, i etur të shihte manjatin të fitonte kundër Hillari Klintonit, me rezultatet që tashmë i njohim?

Çdo autor i romaneve të spiunazhit, do të kishte nevojë vetëm për një nga këto elemente, madje edhe për zërat e korridoreve, për të shkruar një bestseller mbi agjentin rus që ka zënë zyrën ovale. Por ne duhet të shkojmë përtej këtyre fakteve.

Siç e theksonte një artikull në faqen e internetit “The Globalist”, nuk ka nevojë të kërkohen prova të një bashkëpunimi midis presidentit të SHBA-së dhe shërbimeve sekrete ruse. Edhe nëse Trump ka qenë realisht një agjent FSB, nuk mund të kishte bërë më shumë se sa ka bërë në fakt.

Sovjetike apo postkomuniste, për 70 vjetësh Rusia është përpjekur të mbjellë sherre midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Deri më sot, as nuk i ishte afruar këtij qëllimi, pasi Franca qëndronte gjithnjë pranë Uashingtonit në momentet më të këqija, dhe vendet e tjera evropiane kishin vendosur të mbështeteshin tek diplomacia amerikane, për të garantuar sigurinë e tyre.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Atlantiku nuk ndau më dy brigjet, me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara që formonin, nga këndvështrimi strategjik, një botë të vetme kompakte. NATO e kishte eleminuar oqeanin, deri në ardhjen e Trumpit, që gjatë fushatës elektorale e vuri në pikëpyetje automatizimin e ardhjes në ndihmë të Uashingtonit për aleatët europianë (duke filluar me shtetet balltike), dhe më vonë shprehu në disa raste përçmimin e tij ndaj Aleancës Atlantike, për të cilën ai tha se kushtonte shumë.

Edhe presidenti hungarez,Viktor Orban, një njeri ideologjikisht shumë pranë Trumpit, bën thirrje për krijimin e një mbrojtje evropiane, duke qenë se “ombrella” amerikane duket se është mbyllur. Aleanca është thyer, pasi nuk ka më besim. Kjo nuk do të thotë që Vladimir Putini, është duke u përgatitur të pushtojë Bashkimin Europian.

Ai nuk ka mjetet e duhura financiare dhe ushtarake, dhe në çdo rast nuk ka nevojë për një akt të tillë. Por presioni mbi shtetet balltike është bërë i besueshëm, shqetësimet e polakëve janë forcuar, dhe fati i Ukrainës tashmë është vendosur.

Kievi do të duhet të negociojë një ‘modus vivendi’, me Kremlinin, dhe të pranojë jo vetëm aneksimin e Krimesë, por edhe autonominë e rajoneve lindore, dhe kalimin e tyre nën një protektorat rus. Deri tani, nuk ka më një kundërvënie ndaj veprimeve të Putinit në kontinentin evropian.

Në pritje të krijimit të një mbrojtjeje të vërtetë, Bashkimi Evropian do të duhet të jetojë me këtë realitet, dhe tashmë po fillon ta bëjë këtë. Ëndrra e dytë ruse e realizuar nga Putini, është se Bashkimi Evropian gjendet i rrethuar nga të gjitha anët. Shtëpia e Bardhë, duartrokiti hapur Brexit, kritikoi mungesën e vendosmërisë përmes së cilës Tereza Mej po menaxhon daljen nga unioni, dhe e përcaktoi dëshirën për unitet në mesin e evropianëve si një kërcënim për hegjemoninë ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

Në këtë pikë, BE ka një kundërshtar në Perëndim, pikërisht në kohën kur kaosi i jugut po e godet është gjithnjë e më shumë, dhe kur Rusia po shton shfaqjet e saj të forcës në kufirin balltik, dhe mbështetjen e saj për të djathtën e re ekstreme, që dëshiron shkatërrimin e Evropës së bashkuar.

Kundër Bashkimit Evropian, ekziston një aleancë de fakto mes Trumpit dhe Putinit. Sikur të mos mjaftonte kjo, presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka përmbushur një ëndërr të tretë të Kremlinit, duke lejuar rrikthimin e Rusisë në Lindjen e Mesme.

Është e pamohueshme që këtë proces e kishte nisur Barak Obama, kur refuzoi të godasë aviacionin e Bashar Al-Asadit së bashku me Francën, por është po aq e vërtetë se Trumpi e shndërroi gabimin më të madh të paraardhësit të tij, në një strategji politike, duke njoftuar tërheqjen e trupave nga Siria.

Procesi ka pësuar një ngadalësim, por në vetvete njoftimi i Trumpit, nxorri në pah faktin se Shtetet e Bashkuara nuk duan të angazhohen më në Lindjen e Mesme apo në Evropë. Tani është radha e Rusisë të bëjë “arbitrin” në Lindjen e Mesme, duke u lidhur në aleancë me Iranin dhe në të njëjtën kohë duke i lejuar Izraelit të kundërshtojë ndërtimin e bazave iraniane në kufirin e vet.

Le t’ua lemë lëmë romancierëve penën, imagjinatën dhe historitë e spiunazhit. Trump nuk paguhet nga FSB. Realiteti është edhe më i rrezikshëm:interesat dhe politika e tij, përputhen me ato të Kremlinit, me Rusinë revanshiste të Vladimir Putinit. Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Prefekti i ri i Tiranës bën bashkë PS-PD në Këshillin Bashkiak: Dëgjova sugjerimet e tyre
Aktualitet

Prefekti i ri i Tiranës bën bashkë PS-PD në Këshillin Bashkiak: Dëgjova sugjerimet e tyre

18:23 | 26/02/2026
Bashkia e Tiranës hap aplikimet për kreditë e buta! Kriteret dhe procedurat si të përfitoni
Aktualitet

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për kreditë e buta! Kriteret dhe procedurat si të përfitoni

17:59 | 26/02/2026
Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete, lëndohen dy shoferët
Aktualitet

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete, lëndohen dy shoferët

17:14 | 26/02/2026
Next Post
Rama informon përfaqësitë diplomatike, Gent Cakaj ministër i Jashtëm

Rama informon përfaqësitë diplomatike, Gent Cakaj ministër i Jashtëm

Vdes në spital 35-vjeçari, kishte plagë në kokë

Vdes në spital 35-vjeçari, kishte plagë në kokë

SHBA-të dhe BE-ja përshëndesin ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

SHBA-të dhe BE-ja përshëndesin ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

by mirseda
18:51 | 26/02/2026
0

Myrto Uzuni njihet tashmë si lojtari i tretë në historinë e Austin, që regjistron 10 gola të...

Prefekti i ri i Tiranës bën bashkë PS-PD në Këshillin Bashkiak: Dëgjova sugjerimet e tyre

Prefekti i ri i Tiranës bën bashkë PS-PD në Këshillin Bashkiak: Dëgjova sugjerimet e tyre

18:23 | 26/02/2026
SHBA, Melania Trump pritet të mbajë për herë të parë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB

SHBA, Melania Trump pritet të mbajë për herë të parë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB

18:04 | 26/02/2026
Bashkia e Tiranës hap aplikimet për kreditë e buta! Kriteret dhe procedurat si të përfitoni

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për kreditë e buta! Kriteret dhe procedurat si të përfitoni

17:59 | 26/02/2026
Ish-diplomati serb: Në SHBA, Gjuriçit iu paraqit një marrëveshje e fshehtë për njohjen e Kosovës

Ish-diplomati serb: Në SHBA, Gjuriçit iu paraqit një marrëveshje e fshehtë për njohjen e Kosovës

17:23 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com