Ambasadorët e SHBA-së dhe të BE-së u kanë dërguar nga një ftesë për takim drejtuesve të partive të vogla.
Sipas njoftimeve të para për mediet, ambasadorët me anë të një SMS-je kanë ftuar partitë e vogla të opozitës, por edhe PDIU-në, për zhvillimin e një takimi të përbashkët më 28 prill, në orën 10:00.
Në mesazhin e dërguar nuk përcaktohet vendi ku do zhvillohet takimi, por kërkohet të konfirmohet pjesëmarrja paraprakisht.
SMS e dërguar Arben Dukës, Vangjel Dules, Nard Ndokës, Ben Blushit, Shpëtim Idrizit dhe Dashamir Shehit:
Përshëndetje z. Madhi, z. Duka, z. Dule, z. Ndoka, z. Blushi, z. Idrizi, z. Shehi, Ambasadori Borchardt, Ambasadori Lu dhe Ambasadorja Vlahutin kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në një takim informues për procesin e negociatave të zhvilluar mbrëmë. Takimi do të zhvillohet ditën e premte, dt. 28 prill ora 10:00, vendi për t’u konfirmuar. Ju lutem më konfirmoni nëse axhenda juaj e mundëson pjesëmarrjen tuaj në këtë takim. Ju faleminderit, Irida Gjyshi.
Kjo lëvizje në rrjetet sociale është komentuar si presion, i cili po shtohet gjithmonë e më shumë këto ditë, ndaj Partisë Demokratike për pjesëmarrje në zgjedhje.