Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Dominimi i grave në filmin “Ocean’s 8”

7 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Dominimi i grave në filmin “Ocean’s 8”

Një trupë me disa nga aktoret më të njohura të Hollivudit luan në filmin e ri “Ocean’s 8” – realizim i regjisorit Gary Ross mbi planet për të grabitur një objekt shumë të çmueshëm në rrethana thuajse të parealizueshme. Ocean’s 8 i ri dallon nga tradita e mëparshme kur filmat me këtë subjekt realizoheshin me një trupë meshkujsh, siç ishte realizimi “Ocean’s 8” i vitit 1960 me Frank Sinatra dhe Dean Martin dhe “Ocean’s 11” i vitit 2001 me aktorët George Clooney dhe Brad Pitt.

Gary Ross, regjisor i filmit të suksesshëm “Hunger Games” thotë se e kishte kuptuar se ishte momenti i duhur për një film me protagoniste gra.

“E kuptova se nuk kishte pasur më parë një ansambël të tillë. Asnjëherë nuk ka pasur një film ku në qendër të subjektit janë një grup grash që marrin përsipër një grabitje të tillë. Ka plot filma me protagonistë meshkuj. Pra mungesa e një filmi të tillë u bë nxitje edhe më e madhe për mua”.

Shtatë gra vihen nën udhëheqjen e Debbit për të vënë në jetë planin e saj.

Pesë vjet, tetë muaj dhe dymbëdhjetë ditë – aq kohë ka kaluar Debbie Ocean në burg për falsifikim veprash arti. Ajo është motra e personazhit Dany Ocean të interpretuar nga George Clooney në filmin “Ocean’s 11”.

“Ajo është ideatorja. Është rritur në një familje grabitësish. Detyra e saj është të gjejë grupin e duhur që do të realizojë plaçkitjen,” thotë aktorja Sandra Bullock, e cila interpreton Debbie Ocean në film.

Regjisori Gary Ross nga ana e tij ka zgjedhur një grup aktoresh dinamike të mirënjohura në karrierën e tyre artistike. Kate Blanchett interpreton personazhin Luo në film, shoqe dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Debbit; Helena Bonham Carter luan një stiliste të falimentuar që pranon të përfshihet në këtë grabitje pasi gjendet në një pikë dëshpërimi; Rihana interpreton hakeren e grupit që arrin të sabotojë kamerat e sigurisë në Muzeun e Artit në Nju Jork. Humoristja Mindy Kaling është argjendarja e aftë që di si të çmontojë varësen e çmueshme që do të vjedhë grupi.

Megjithëse synimi kryesor është grabitja e varëses së firmës Cartier me vlerë 150 milionë dollarë, komploti është edhe një lojë sedre për të dëshmuar se mund ta realizojnë një vjedhje bombastike të një objekti kaq të mbrojtur nën sytë e gjithë botës në ballon më të famshme të Nju Jorkut.

Subjekti parashikon një grabitje gjatë Ballos së Kostumeve në Muzeun Metropolitan të Artit ku ekipi realizues xhiroi për dy javë. Ekipi realizues nuk është kursyer në detaje për të sjellë madhështinë dhe ndriçimin e ballos, shkruan voa.

Aktorja Anne Hathaway është perfekte në rolin e Daphne Kluger, një aktore kapriçoze dhe vanitoze.

“Daphe është disi vajzë e shfrenuar, shumë e dhënë pas interesit vetjak. Është vërtetë kënaqësi të luash rolin e një aktoreje, nga një botë që unë e njoh shumë mirë, por që shpresoj se unë si individ jam shumë ndryshe nga personazhi”.

Ocean’s 8 është një film i përsosur për stinën e verës: një argëtim për syrin dhe një aventurë kinematografike që gërsheton rrezikun, hakmarrjen, shoqërinë besnike dhe një thesar kolosal nëse heroinat e filmit arrijnë ta realizojnë planin e tyre.

TË LIDHURA

Qytetet evropiane po shpërblejnë turistët për sjellje të mirë
Kryesore

Qytetet evropiane po shpërblejnë turistët për sjellje të mirë

14:53 | 22/08/2025
Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër
Aktualitet

Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër

13:06 | 20/08/2025
Si ChatGPT po riformëson funksionet njohëse dhe vendin e punës
Kultura

Si ChatGPT po riformëson funksionet njohëse dhe vendin e punës

09:33 | 19/08/2025
Next Post
Kolumbia mund thellë Poloninë, shpreson të kalojë në fazën tjetër

Kolumbia mund thellë Poloninë, shpreson të kalojë në fazën tjetër

Jupiteri në gjendje dramatike, NASA publikon pamjet

Jupiteri në gjendje dramatike, NASA publikon pamjet

Bisedimet Kosovë-Serbi/Mogerini ul në një tryezë Thaçin me Vuçiçin

Mogherini zbulon për çfarë ranë dakord me Thaçin dhe Vuçiçin

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com