Nga Tomorr Shasho
Dje u vra një një bir nëne e babai,një vëlla motre e vëllai,Martin Cami 14 vjeçar. E vrau me thikë po një djalë 14 vjeçar,i cili mbante me vete. Po nuk është rasti i parë. Jo shumë kohë më parë e njëjta tragjedi ndodhi në qytetin e Gramshit. Motivi? Ndjenja e hakmarrjes,ndjenja e të dukurit burrë, ndenja që unë nuk të fal.Mua mos më prek se bëjë namin.Të gjitha këto ndjenja nuk lindën me fëmijën,por lindën gjatë rritjes. Po ku u rrit ky fëmijë, si ai që u largua nga kjo jetë,por edhe ai që i mori jetën?.
U rritën në familje,u rritën në shkollë,u rritën në mes shoqërisë moshatare,midis shoqërisë së rritur.U rritën duke shikuar televizione, duke dëgjuar radio, e më shumë duke shikuar celular.Këto janë fenomene shqetësuese dhe në rritje për vendin tonë.
Rrihet e vritet fëmija,i riu dhe e reja për një fjalë goje, për një gërvishtje makine,e deri për xhelozi. A nuk është një llahtari,një tmerr i vërtetë i kësaj shoqërie në të cilën po jetojmë sot? Është debatuar e diskutuar, duke filluar nga prindërit,të cilët janë ata në radhë të parë,që kujdesen për ushqyerjen dhe edukatën e fëmijëve, pastaj vijnë shkolla dhe shoqëria. Por të tria këto:prindër,shkollë,shoqëri janë tri hallka shumë të rëndësishme në edukimin e brezit të ri.
.Ashtu si ushqimi, që duhet të jetë i shumëllojshëm për mirërritjen e fëmijës,edhe edukimi është i gjithëanshëm si: edukata e komunikimit, pastërtisë, respektimit ndaj prindërve e shoqërisë,edukata e punës dhe ajo e dashurisë ndaj shoku -shokut, shoqa -shoqes, shokut e shoqes,e cila zë një hapësirë të madhe në jetën e njeriut dhe përcakton formimin e tij,duke kaluar në të tri hallkat e përmendura më lart, të cilat po të shkëputen dobësojnë njëra-tjetrën. Edukimi fillon te fëmijët që në ditët e para, kur nëna e ushqen me qumështin e gjirit. Mësohet me orarin e të ushqyerit,me orarin e gjumit e banjën e përditëshme. I bëhet edukatë. Me kalimin e kohës fillon të ndjek të gjitha lëvizjet e njerëzve të shtëpisë, fillon të dëgjoi tingujt e par dhe fjalët e para. Po ç’edukatë do të marri ky fëmijë,kur shikon prindërit që grinden,që gjakosen ? Po edhe ai fëmijë që rritet në një familje të shëndoshë e me edukatë, këto dhunime i shikon në tëlevizor,i shikon në celular. I shikon dhe i dëgjon në shoqëri brenda dhe më shumë jashtë shkollës.
Vajtja në shkollë ka emocionet e veta: si do të mësoi, si do të komunikoi me shokët me mësuesin. Edukatën e marrë në shtëpi fillon ta pasqyrojë midis shokëve e shoqeve të klasës. Këtu fillon edhe lidhja e dy hallkave prind- shkollë. Mësuesi qysh në ditët e para të shkollës,pa nisur të filloi që tu mësoi A-në, shkronjën e parë të të mësuarit,duhet të dijë se cila është edukata e marrë në shtëpi. Si komunikon ky fëmijë,sidomos midis shokëve ku edhe shfaqet më së miri edukata e marr në familje. Dallohet tipi; është i komunikueshëm,është kapricioz ndaj shokëve, tip i futur në biseda apo i pëlqen vetmia.Mësuesi në radhë të parë duhet të jetë edukator dhe pastaj mësimdhënës.
Pse të ngarkojmë me përgjegjësi fëmijën,kur e shikojmë se nuk e lëshon celularin nga dora edhe në momentin kur ha bukë? A janë nënat e tyre, të cilat për të mos u shqetësuar kur fëmija qan, edhe pse është ende pa mbushur vitin, i japim celularin që të pushoi? Por a u shqetësuan përse po qan ky fëmijë? Cila është përgjegjësia e kësaj nëne,kur fëmija qante dhe ajo nuk merrej me fëmijën,por mbante në krah qenin dhe e ledhatonte?
Familja jonë është e vërtetë se ka qënë patriarkale,ka qënë e paarsimuar,por kurrë nuk mund të themi se kanë qënë pa edukatë,e sidomos në atë të komunikimit dhe mirësjelljes.
Gjyshërve,nënave dhe baballarëve,me lindjen e fëmijës u fillonte detyra e vështirë e edukimit. Në radhë të parë ishte ajo e komunikimit dhe e respektimit midis njerëzve në moshë më të madhe,por dhe midis shoqërisë të së njëjtës moshe, si dhe arsimimi i tyre.
Kur dikush në familje fliste fjalë jo të moralshme, ngrinte zërin dhe grindej, dikush,po më shumë nënat, theksonin:”Mos kështu, se po edukon keq fëmijën!” Në këtë rast ishte mendimi se si po jepej shembulli personal.
.Kërkohej shembulli personal i babës,nënës,vëllait e motrës së madhe dhe gjithë shoqërisë përpara fëmijëve.Çdo veprim i prindërve para fëmijëve ishte i matur e shumë korrekt.
– Mos lëviz – i thash gjyshit të një nxënësi,- kur vajta për takim me prindërit. Nuk e harroj porosinë e tij: ” Jo ty që je mësuesi i nipit dhe moshë e rritur,por edhe një fëmijë, kur të hyjë në shtëpi, duhet të ngrihesh në këmbë, t’i japësh dorën,sepse kështu ai merr edukatën dhe respektin për njeriun.”
Dua të them,sepse dëgjova në emision, që në familjet me ekonomi të dobët,apo edhe të paarsimura mungon edukata. Jo. E para se sot nuk ka familje të pa arsimuara. Në kohën e sistemit socialist,apo “diktaturës”,quajeni si ta keni kokrrën e qefit,por arsimoi dhe edukoi popullin e vet. Më kujtohet se në vitin 1978 rreth 60 % e popullsisë ishte me arsim të mesëm , 35 % me arsim të lartë dhe 5% me arsim 8- vjeçar. Më kët rast po bëj një paralele. Në shkollat me mbi 400 nxënës emrohej një mësues ,i cili quhej ” Udhëhëqës i pionierëvë”, kurse në shkollat e tjera, në fshatra, ketë punë e bënte një mësues në mënyrë vullnetare.Ky kishte për detyrë të ishte si këshilltar i pionierëve,por detyra e parë ishte të mërrej me edukimin e tyre. Kordinonte punën me drejtorinë dhe mësuesit e klasave,apo mësuesve kujdestar,lidhje me familjet e nxënësve. Njihte se cilët ishin nxënësit më problematik dhe punonte në bashkpunim me mësuesit mënyrat edukimit. Aktivizimin e tyre në rrethe jashtëshkollore, sidomos ato sportive dhe muzikore,ku edhe këtu më parë se të bëhëj një sportist ,apo këngëtar duhej të kishte edukatën njerëzore. Edukohej sidomos dashuria për shokun e shoqen. Pra bënte pak a shumë punën e një psikologu, që sot janë emëruar nëpër shkolla. Por që psikologu të futet midis nxënësve dhe të jetojë me botën e tyre duhet që të ketë kohën e duhur. Si mund të punojë psikologu me disa shkolla,aq më shumë në qytete, kur numëri i fëmijëve është shumë i lartë? Këto ditë lexova se Ministria e Arsimit emroi 645 mësuses për të ndjekur cilësinë e mësimdhënies së mësuesve si dhe atë të ndjekjes së dëshirave të nxënësve. Ky është një diskutim më vete,por bindja ime është se i hyjnë në pjesë detyrës së drejtorëve dhe zv/ drejtorëve, kurse dëshirat,sidomos për nxënësit problematik, mund ti ndjeki shumë mirë psikologu. Të dy orjentimet më duken si detyra të dubluara.
– Fëmijët e sotmë janë shthurur nga goja. Përdorin fjalët më të pista pa patur turp fare. Nuk i kemi dëgjuar fëmijët tanë t’i shqiptoinin këto fjalë,- fliste një gjyshe tek radha e pensionit.
– Erdhi koha e tillë-ndërhyri një person tjetër..
Jo. Nuk duhet t’ia vëm fajin kohës. Këtë kohë e kemi reklamuar si kohën më të bukur të jetesës. Pritej që edukimi të ishte shumë hërë më lartë nga sistemi i kaluar.
Ku e mësoi fëmija këtë fjalor të pistë? Vallë mos e kishte trashëgim nga ardhja në jetë? Jo. E mësoi ,sepse e dëgjoi në familje,në shkollë e në shoqëri. E ka dëgjuar në emisionet televizive.
Sa fjalë të pista dëgjon fëmija nga emisioni “Portokalli”? Plot.
Çfarë mësuan femijët,të rinjtë e qytetit, por edhe të fshatit nga emisioni ” Përputhen” përveçse grindje,ofendime deri në urrejtje ndaj shokut e shoqes, edhe pse është një emision për dashurinë,një emision ku të tregohet edukatë komunikimi. Asgjë,ashtu si dhe i famshmi BBV, ku spikat lakuriqësia e femrës,madje deri në banalitete të edukatës. Madje jam i mendimit që këto emisione duhet të mbyllen.
A kanë faji adoleshentët që grinden në rrugë,lagje,në oborr të shkollës,kur disa orë para gjumit kanë ndjekur një dëbat në televizion,në të cilin pjesëmarrësit bërrtisnin,nuk linin radhë në të folur dhe kënaqen kur ofendojnë? Shëmbulli më i keq për ofendime, sharje, kërcënime,goditje me boje,domate e çizme ,shushe ujë është parlamenti ynë i nderuar. Po a e di fëmija se deputetët nuk na mbajkan përgjegjësi për ato që thonë e bëjnë në parlament ? JO. Edhe ky ligj duhet të largohet nga kushtetuta apo rregullorja e parlamentit. Deputeti është figurë politike i besuar nga populli dhe për çdo fjalë , që nxierr, apo veprim që bënë, duhet të përgjigjet,pse jo deri në largim nga salla e parlamentit në atë minutë që flet dhe bënë veprime jashtë edukate. Ku e mësuan të rinjtë përdorimin e drogës? Nga pjestarë të familjes dhe shoqëria. Kur shqiptojmë shoqëria, nënkuptohet që jemi vet ne si popull. Vallë këtë fenomen e zgjidh policia me arrestime? Po familja dhe shoqëria ku janë? Ku janë organizatat jo qeveritare? Ku dhe sa herë jeni takuar me të rinjte?
Flasin kryetarët nëpër televizione,organizojnë ndonjë manifestim dhe mbaroi puna? Jo, zotrinj kryetarë të organizatave jo qeveritare. Duhet ngritur populli në diskutime kundër drogës dhe prostitucionit,kundër bullizmit, kundër urrejtjes,kundër dhunës.Të ngrihet populli, ashtu si në takimet e fushatave elektrorale,pse jo, ashtu si u ngritën në vitet 1967-1968 kundër zakoneve poshtruese për gruan. Në këto kuvende të dëgjohet fjala e psikologut,mjekut,mësuesit dhe e politikanit. Në këto takime”popollore” të ketë një debat,por jo si ato në televizione.
Sa lexohet nga prindërit brenda familjes,që edhe fëmija të marr shëmbull? A nuk jemi ne që edhe një gazetë nuk po fusim brenda ambjeteve të shtëpisë?A nuk jemi ne prindërit që celularin nuk e heqim nga dora? A nuk jemi ne prindërit që shkojmë të dehur në shtëpi ?
Si mund të kritikojmë ne brezin e ri,i cili nuk na paska atdhedashuri ndaj vendit, kur vet ne u ngritëm e mohuam vetveten.A nuk jemi ne që mohuam e mohojmë LANÇ, prishëm dhe rrëzuam përtokë simbolet e kësaj lufte deri në nxierjen e eshrave të dëshmorëve nga varret? A nuk jemi ne si popull që u vum kazmën 500 veprave industriale? A nuk jemi ne si popull që u treguam fëmijëve të linduar pas vitit 1990, se paskemi qënë të paditur dhe për 45 vjet paskemi jetuar si njerëz të shpellave? Se veprat industriale nuk paskan qënë të vlefshme, se hekurudhat nuk shërbenin, por u përdorën për propagandë, se paskërka qënë mëkat e turp i madh që futëm televizionet bardhë e zi? A nuk jemi ne që dogjëm e shkatërruam bibliotekat,u grabitën dhe sot librat shiten trotuareve të bulevardeve? Cila është dashuria për librin? A nuk jemi ne që përsërsim shpeshherë Shqipëria nuk bëhet , hë mo se në shqipëri jemi dhe në Shqipëri nuk ka rëndësi në se zbatohen ligjet e rregullat?A s’e vërtëtoi koha se për 30 vjet u treguam të rinjëve se tek ne nuk vendos drejtësia ( rregulli e ligji),por paraja?!! Ka një kanal RTSH i cili cilsohet si kanali i fëmijëve.Po ç’trasmeton ky kanal? Kaseta njëra pas tjetrës me kukulla. Asnjë aktivitet nga jeta e fëmijëve në shkolla dhe jashtë saj. Asnjë aktivitet për dashurinë për librin, për shkollën ,muzikën,pikturën e sportin.
Shembulli personal para fëmijëve e të rinjëve është sa për 100 fjalime në televizione. Ne, ne, familja,shkolla e shoqeria duhet të mbajmë përgjegjësinë ndaj brezit të ri. Shembulli personal i prindit,mësuesit, deputetit,pushtetarit,i gjithë shoqërisë do të shëndoshi edukimin e brezit te ri. Pa bashkëpunimin e ngushte Prind-shkollë-organizatat jo qeveritare – edukimi i brezave të ardhshëm s’do të arrihet kurrë.
Që të mos vrasim më Martinër të tjer,duhet të ngrihemi në këmbë për edukimin e fëmijëve si: organizatat jo qeveritare, organizatat e rinisë dhe gruas,pavarsisht se cilën parti përfaqësojnë, Ministria e Arsimit, Kulturës, AMA, të ndalojnë urgjentisht emisionet jo edukative,detyrë që në televizione e radio, parlament, të mos përdoret fjalori vulgar dhe jo edukativ. Të jemi në krah të policisë, mësuesit, familjes në këtë “luftë” kundër dhunës në vendin tonë.