Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ditmir Bushati i ashpër me politikën e Shqipërisë: Serbinë duhet ta shohim me sytë e Kosovës

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Ditmir Bushati i ashpër me politikën e Shqipërisë: Serbinë duhet ta shohim me sytë e Kosovës

Ditmir Bushati, ish-ministër i jashtëm i Shqipërisë në një intervistë në TVSH është treguar kritik sa i përket qëndrimeve të Shqipërisë me Kosovën në këto momente të vështira por edhe më parë. Si rrallëherë në daljet e tij publike, Bushati hoqi petkun e diplomatit për të folur “troç”, siç tha ai “do t’ia shpjegonte situatën fëmijës së tij”.

“Serbinë duhet ta shohim me sytë e Kosovës. Çdo lloj rruge normaliteti duhet të kalojë përmes Kosovës. Ne kemi miratuar në 2014 dokumentin e Strategjisë Kombëtare dhe atij duhet ti referohemi. Nuk mund ta kemi si mik Serbinë për sa kohë nuk kanë kaluar në disa procese të domosdoshme”, tha Bushati duke marrë si shembull Gjermaninë.

Ish kryediplomati kujtoi se në Gjermani, kushdo kush është Kancelar i vendit gjen gjithmonë rastin për të bërë distancimin e nevojshëm të Gjermanisë ndaj krimeve të Nazistëve. Ndërkohë që kjo gjë në Serbi asnjëherë nuk ka ndodhur.

Madje sipas asaj që pamë javën e fundit, për agresorët e vrarë u shpall edhe ditë zie në Serbi. “Serbia de facto mori përgjegjësinë për një veprim që u krye në një territor tjetër” tha Bushati në TVSH.

Dhe duke analizuar Serbinë, Bushati vuri në dukje “identitetin e dyzuar”, siç e përcaktoi. “Nuk linjëzohet me BE, NATO, SHBA dhe shumicën e vendeve të rajonit në politikë të jashtme. Por kërkon të ndërtojë paralele e të rishkruajë historinë. Në këtë kuptim Shqipëria e ka domosdoshëri të ketë një qasje realiste dhe strategjike. Ta shohë me historisë, se çfarë kanë hequr shqiptarët dhe fqinjët.

Mendoj se me Serbinë që duhet të kemi qasje konsistente. Është fakt që perëndimi ka qenë përkëdhelës ndaj Serbisë. Është menduar që në jug të Europës mund të presin një moment të dytë duke e marrë me të mirë, duke i shkelur syrin në raportet me politikën e jashtme.

Shqipërisë nuk i takon ky pozicion. Nuk na takon të sillemi si Euroatlantikë.

Nuk e di se cfarë mund të thithë Shqipëria më shumë duke pasur një qasje më të zbutur por për ne janë të rëndësishme koalicionet rajonale. Brenda NATO duhet të riaktivizojmë koalicionin tonë me vende që e njohin shumë më mirë Serbinë. Shihni reagimin e Kroacisë për çdo veprim të Serbisë”, tha Bushati.

Në ndihmë të logjikës së ish-ministrit të jashtëm vijnë dy aspekte të nevojshme dhe të domosdoshme në vendosjen në një shtrat të shëndoshë të politikës së jashtme: historia dhe gjeografia.

“Ka një vend që tradicionalisht ka kërkuar të ketë një qasje në Adriatik. Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme në këtë drejtim”.

Sa i përket rikthimit të dialogut Kosovë – Serbi, ish ministri Bushati thotë se ai duhet të rikthehet por në një format tjetër, pasi formati i zgjedhur deri tani, qartazi dështoi.

“Duhet të ketë një shtrat të ri që dialogu të bazohet mbi individin, liritë e të drejtat e njeriut, dhe jo me lojën me territore sic na e imponon Serbia” tha Bushati.

Por edhe në këtë rast, reflektimi më së pari duhet të vijë nga BE dhe NATO. Eshtë e pakuptueshme sipas Bushatit, që akoma 5 vende të BE nuk e njohin Kosovën dhe po ashtu 4 vende të NATO-s, ndërkohë që procesi i shpalljes së Kosovës shtet, është një kapitull i mbyllur me vendim gjykate ndërkombëtare. Mandej ish-ministri solli shembullin e Malit të Zi kur BE tha se do ta njihte si shtet, nëse mbi 50 përqind e popullsisë do të votonin në referendum pro ndarjes, dhe shqiptarët në atë kohë patën një rol vendimmtar.

Sa për shkëmbimin e territoreve, Bushati përsëriti qëndrimin që ka mbajtur edhe më parë se ka qenë kundër kësaj qasjeje.

“Pozicioni im është i njëjtë me atë që kam mbrojtur edhe kur kam qenë në qeveri. Kam qenë kundër shkëmbimit të territorit. Sepse vazhdon të mbetet një nga doktrinat ku orientohet politika në Serbi, eknocentrizmi, territoret. Ndëkrohë që arkitektura e sigurisë europiane është e ndryshme, që bazohet mbi individin, shtetet që kanë multietnike të posacme. Shqipëria humbi interesin te ballkani i hapur. Do ti referohesha Çurçillit: në politikë të jashtme gjithmonë orientohen nga deti. Kur flas për koalicionin rajonal unë e besoj që e ardhmja jonë është disa herë më e madhe me Italinë dhe Greqinë sesa me Serbinë. Ky është një territor që duhet ta ushtrojmë me shumë përgjegjësi dhe duhet ta vëmë në dispozicion të shqiptarëve që s’kanë dalje në det para se të mendojmë për këto alenaca të mëdha, si Serbia apo vende të tjera. Kjo do të thotë të shohim me realizëm situatën ku ndodhemi. Kjo duhet të vijë në përputhje me shkëmbimet tregtare. Edhe 50 vitet që do të vijnë Italinë dhe Greqinë do të ketë Shqipëria partnerët kryesore. Janë këto elementë që imponojnë politikbërjen” tha Bushati për TVSH.

TË LIDHURA

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar
Aktualitet

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar

17:42 | 12/07/2025
Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje
Aktualitet

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

17:10 | 12/07/2025
Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare
Aktualitet

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare

15:47 | 12/07/2025
Next Post
A do t’i jepet leje për t’u betuar si kryebashkiak? Klodiana Lala: Gjykatat po bëjnë ping-pong me dosjen “Beleri”

A do t’i jepet leje për t’u betuar si kryebashkiak? Klodiana Lala: Gjykatat po bëjnë ping-pong me dosjen "Beleri"

Gjendet e pajetë në banesë 56-vjeçarja në Peqin

Bie nga çatia 55-vjeçari në Maliq, dërgohet me urgjencë në spital

Luiz Ejlli garon sërish pas 17 vitesh për Eurovision, dalin emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e Këngës

Luiz Ejlli garon sërish pas 17 vitesh për Eurovision, dalin emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e Këngës

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar
Aktualitet

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar

by mirseda
17:42 | 12/07/2025
0

Një aksident rrugor u shënua këtë pasdite në Bulqizë, në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me...

Kondicioneri po ju shkakton dhimbje koke dhe qafë të ngrirë? Ja si ta shmangni

Kondicioneri po ju shkakton dhimbje koke dhe qafë të ngrirë? Ja si ta shmangni

17:39 | 12/07/2025
“Pikët të zerohen”/ Skema e “Final Four”, Vllaznia hedh idenë

“Pikët të zerohen”/ Skema e “Final Four”, Vllaznia hedh idenë

17:37 | 12/07/2025
Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

17:10 | 12/07/2025
“Drejtësi për Agonin” – Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

“Drejtësi për Agonin” – Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

16:41 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com