Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Dita e 3-të e gjyqit ndaj ish-liderëve të UÇK-së në Hagë, çfarë pritet të diskutohet

2 vjet ago
in Rajoni
Dita e 3-të e gjyqit ndaj ish-liderëve të UÇK-së në Hagë, çfarë pritet të diskutohet

Gjykata Speciale do të vijojë edhe sot me dëgjimin e argumenteve të mbrojtes kundër pretendimeve të prokurorisë specialë qëa akuzon Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sot fjalën e saj ka mbrojtja e Jakup Krasniqit. Ende nuk dihet nëse zoti Krasniqi do të preferojë të japë dhe ai një mesazh në seancën e sotme.

Ndërkohë që të martën fjalën e kishte mbrojtja e Thacit, Veselit dhe Selimit. Vetë Hashim Thaçi tha se tani është vërtetuar se as ai e as UÇK-ja nuk kanë kryer veprën e trafikimit të organeve – akuzë e bërë nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty, që u konkretizua në një raport të Këshillit të Evropës më 2011. Pikërisht ky raport ishte pikënisja e thirrjeve për themelimin e Dhomave të Specializuara, institucion që deputetët e Kuvendit të Kosovës e themeluan më 2015.

“Bota tani e di sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe rreja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra, kjo sakrificë ja ka vlejtur”, tha Thaçi.

Pak kohë pas deklarimit të Thaçit, para trupit gjykues foli edhe Rexhep Selimi, që në kohë të luftës, sipas Gjykatës Speciale në Hagë, kishte qenë Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së. Selimi tha se nuk ka frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë, ndërsa u shpreh i bindur se së bashku me bashkëluftëtarët e tij do të klthehen të pafajshëm në Kosovë.

Avokatët e Hashim Thaçit gjatë deklaratave hyrëse argumentuan se klienti i tyre, duke mbajtur postin e drejtorit politik të UÇK-së, e më vonë të kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme, nuk kishte pasur përgjegjësi e as nuk e kishte kontrolluar UÇK-në.

Ai tha se pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar se Thaçi, dhe të akuzuarit e tjerë, udhëhiqnin një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” që synonin të merrnin kontrollin e Kosovës, nuk qëndrojnë.

Në ditën e dytë të gjykimit, deklaratën hyrëse e bëri edhe Ben Emmerson, avokati i të akuzuarit Kadri Veselit, që në luftë kishte udhëhequr drejtorin e zbulimit të UÇK-së.

Emmerson argumentoi se ndaj klientit të tij nuk ka as prova e as dëshmitarë që e lidhin atë me ndonjë prej krimeve të pretenduara në aktakuzë.

“Nuk ka asnjë provë që ai të ketë autorizuar apo të ketë nxitur ndonjëherë ndonjë krim apo ndonjë politikë kriminale. Që ai të ketë marrë ndonjëherë në cilësinë si shef i zbulimit ndonjë raportim të ndonjë krimi të kryer apo që ai të ketë luajtur ndonjëherë çfarëdolloj roli në ngjarjet që kanë çuar në kryerjen e ndonjë krimi. Pra, nuk ka asnjë provë për këto pika. Fare”, theksoi Emmerson.

Ndërkaq, Geoffrey Roberts, mbrojtësi i Selimit, tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar po sulmon trashëgiminë e UÇK-së.

Ai tha se nuk ka asnjë provë ndaj klientit të tij, që vërtetojnë se ai ka qenë pjesë “e ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, siç pretendon ZPS-ja.

“Në aktakuzë nuk ka aludime që Selimi ka urdhëruar ndonjë krim.Provat nuk dëshmojnë se Selimi ka kontribuar në emër të një plani të përbashkët kriminal”, tha ai, duke iu bashkuar edhe ekipeve të tjera mbrojtëse që argumentuan se UÇK-ja ishte një forcë guerile, pa strukturë të mirëfilltë udhëheqëse.

Ekipet mbrojtëse argumentuan se ish-krerët nuk kishin udhëhequr ndonjë fushatë përndjekjeje as ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës e as ndaj kundërshtarëve të tjerë të perceptuar të UÇK-së, siç pretendon organi i ndjekjes.

Bazuar në kalendarin e Dhomave të Specializuara, seancat gjyqësore do të vazhdojnë më datat 11, 12, 13 dhe 17, 18, 19 e 20 prill.

TË LIDHURA

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime
Bota

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime

16:39 | 26/06/2025
‘Makth’ në muzeun italian, vizitori prish pikturën për një ‘selfie’
Bota

‘Makth’ në muzeun italian, vizitori prish pikturën për një ‘selfie’

09:57 | 24/06/2025
Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali
Rajoni

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

14:52 | 20/06/2025
Next Post
“Kiara po gënjen!” miku i Efit publikon me fakte telefonatën mes banoreve

“Kiara po gënjen!” miku i Efit publikon me fakte telefonatën mes banoreve

Po udhëtonin drejt Greqisë, 17-vjeçarja shqiptare humb jetën në mënyrë misterioze para syve të të atit

Po udhëtonin drejt Greqisë, 17-vjeçarja shqiptare humb jetën në mënyrë misterioze para syve të të atit

“Shpërthen” Kiara Tito: Boll durova, nuk e di sa kam mbajtur mbi shpinë! Njeri jam dhe unë

“Shpërthen” Kiara Tito: Boll durova, nuk e di sa kam mbajtur mbi shpinë! Njeri jam dhe unë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com