Fryrja e barkut është një proces tërësisht natyral dhe që i ndodh kujtdo në një moment të caktuar.
Ajri i grumbulluar në stomak është rezultat i disa mikroorganizmave dhe baktereve që e shkaktojnë këtë proces.
Sa më e vështirë është për stomakun të djegë ushqimin, aq më shumë gazra ai lëshon.
Prandaj në do t’ju tregojmë disa mënyra të thjeshta sesi të shpëtoni nga barku i fryrë dhe në të njëjtën kohë të ndihmoni edhe stomakun në “punën” e tij të përditshme , shkruan Shije.al.
– Masazhojeni për 2-3 minuta me dorën tuaj barkun në afërsi të kërthizës. Kjo ndihmon që të çlirohen gazrat dhe të lehtësohet stomaku.
– Masazhojeni dhe shtypeni vetëm me njërin gisht të njëjtën pjesë të barkut. Kjo do të ndihmojë në eliminimin e ujit dhe do të qetësojë dhimbjet e stomakut.
Disa këshilla që të shmangni fryrjen e barkut:
– Pini një gotë me ujë të ngrohtë me limon çdo mëngjes.
– Mos pini kafe ose qumësht për mëngjes.
– Mos pini asnjëherë alkol me stomakun bosh.
– Pini sa më shumë çaj me xhenxhefil.
– Shmangeni fast food-in dhe ëmbëlsirat.
– Mos hani me nxitim dhe uri.
– Reduktoni konsumin e ushqimeve të pasura me fibra.