Yuri Kim mbajti sot fjalimin e saj lamtumirës, pasi mbaroi mandatin e saj si ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri. Gjatë fjalimit të saj, Yuuri Kim u shpreh mirënjohëse që ka njohur një vend me traditë dhe kulturë si Shqipëria, ndërsa theskoi se vendi ynë ka bërë përparime të rëndësishme, duke iu refruar ndër të tjera rezultatetv positive të Reformës në Drejtësi.
Yuri kIm zbuloi sot edh detyrën e saj të re në Departamentin amerikan të Shtetit . Ajo tha se në detyrën e re do të ketë përgjegjësi për të gjithë Europën, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
“Në fakt në pozicionin tim të ardhshëm do të kem përgjegjësi për gjithë Evropën dhe për Shqipërinë, mbase jo të gjithë do të jenë të kënaqur për këtë, por unë jam. E shpreha edhe më herët jam prekur dhe kam ndryshuar nga përvoja ime këtu, nëse kthehem në Shqipëri ose jo, Shqipëria do të jetë gjithmonë me mua”, tha Yuri Kim.
Yuri Kim do të zëvendosohet nga diplomati David J. Kostelancik, i cili aktualisht mban pozicionin e drejtorit në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Sht Yuri Kim mori votëbesimin si ambasadore e SHBA në Tiranë nga senati amerikan në 29 nëntor 2019. Ajo zbriti në Tiranë në 22 janar të 2020. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme, shkruan albeu.com.
Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).
Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Poëell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën.