Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dilema makiaveliane e Angela Merkel

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Dilema makiaveliane e Angela Merkel

10/26/2006 – 5:15 PM -- Boston, Massachusetts Religion in New Europe event with Boston University Professor Peter Berger. Photo by Patrice Flesch for Boston University Photography

Peter Berger /“American Interest”

Angela Merkel e gjen veten para një dileme makiaveliane: e mbërthyer mes detyrimit moral dhe arsyes shtetërore. 

Edhe pse vepra e tij shfaqet rrallë në bibliografitë më të fundit, besoj se vepra e historianit gjerman, Friedrich Meinecke, mbetet ende një studim shumë i rëndësishëm i një koncepti që ka dominuar prej shumë vjetësh mendimin politik – Ideja e Arsyes Shtetërore.

Koncepti, zakonisht i cituar në përkthimin e tij francez, si ‘raison d’etat’, rrjedh në fakt nga vepra e autorit italian, Niccolo Machiavelli (1469-1527), doracaku i të cilit për sundimtarët, Princi, është interpretuar me të drejtë si teksti i parë modern i shkencave politike – i shkruar me vetëdije jo si një traktat mbi etikën politike, por si një përshkrim empirik i asaj që duhet të bëjë një sundimtar, për të mbërritur rezultate të caktuara praktike, duke përfshirë edhe shumë prej atyre që janë moralisht të dënueshme.

Unë mendoj se sentenca më e trishtë e shkruar nga Machiavelli është kjo: “Për të shpëtuar shtetin, princi duhet të jetë i gatshëm të rrezikojë shpëtimin e përjetshëm të shpirtit të tij”. Meinecke ishte në dijeni të kësaj lidhje tragjike midis etosit, parimeve morale që zbatohen në ushtrimin e pushtetit dhe kratosit, veprimeve të nevojshme të diktuara nga logjika autonome e ‘raison d’etat’.

Trishtimi është një gjendje e pashmangshme e një aktori politik, që nuk është plotësisht cinik dhe që kupton ende realitetet empirike në fushën e tij të veprimit. Kancelarja gjermane Angela Merkel, më impresionon si një rast prototip i kësaj dileme morale. E gjithë karriera e saj politike në Republikën Federale, është një ushtrim i një veprimi të kujdesshëm e të orientuar praktikisht – pa aksione absolutisht morale, pa kryqëzata të mëdha morale, pa aventura.

Pastaj, si një rrufe në qiell të pastër, Merkel i hyri aventurës së pamatur të hapjes së kufijve për një milionë a më shumë refugjatë, shumica e tyre myslimanë nga Lindja e Mesme. Pse e bëri ajo këtë, në një lloj shmangie të dukshme nga praktika e saj të zakonshme politike? Ajo duhet ta ketë ditur se çfarë qe duke bërë dhe çfarë çmimi mund t’i duhet të paguajë për këtë politikë (politikisht) irracionale.

Unë mund të mendoj se s’kishte asnjë motiv të qartë politik. Thuajse që nga fillimi, ajo e ka vendosur punën e saj në vijë – dhe është ende kështu. Aktualisht mund të imagjinoj: kur pashë në televizion momentin, në të cilën kancelarja u tejkalua nga dhembshuria e pamatur, ndërsa po vizitonte një kamp refugjatësh, duke folur me një vajzë të re që fliste mjaft mirë gjermanishten. Ajo iu lut Merkelit që ta lejojë të qëndrojë në Gjermani; i pëlqente, atje kishte të gjithë miqtë e saj.

Merkel nuk dinte çfarë t’i thoshte. Në fakt nuk i tha asgjë, ndërsa i ktheu shpinën vajzës. Merkel më pas shqiptoi fjalinë politikisht të pakuptimtë “wir shaffen das”/ “Ne do ta menaxhojmë këtë”. Deri më sot kritikët nuk kanë pushuar. Por “kultura e mirëpritjes” mbijetoi (e mbështetur në mënyrë të vazhdueshme nga kishat dhe institucionet e tjera të shoqërisë civile), dhe Merkel është ende e favorizuar për të fituar në zgjedhjet e afërta parlamentare. Por, opozita e brendshme ndaj politikës së saj mbi emigracionin, është përshkallëzuar në Gjermani, përfshirë edhe në partinë e saj, ndërkohë që shumica e vendeve të BE-së, refuzuan të bashkëpunojnë.

Në fund, Merkeli udhëtoi për në Turqi dhe mori nga qeveria e Erdoganit dakordësinë për të ndihmuar në ndalimin e rrjedhës së emigrantëve në “kufirin e jashtëm” të Bashkimit Evropian – duke ia besuar në fakt fatin e refugjatëve, mëshirës së policisë turke. Një tjetër partner edhe më i dyshimtë në ndalimin e refugjatëve për të arritur kufijtë e BE-së, ishte konglomerati i gangsterëve libianë, që organizojnë transportin shpeshherë vdekjeprurës me anije karakatinë në të gjithë Mesdheun (me shpresën se marina heorike italiane do të jetë atje për t’i shpëtuar ata që gjenden në det. (E gatshme të rrezikojë shpëtimin e përjetshëm të shpirtit të saj?)

Është e qartë se Merkeli nuk do të mund të përballojë për një kohë të gjatë fluksin masiv të emigrantëve në një Gjermani shumë mikpritëse. Shpejt a vonë, arsyeja shtetërore do të mbizotërojë. Pyetja që ngrihet është, nëse Merkeli u ndikua nga morali i famullitarit luterian, në të cilën ajo qe rritur, në një mjedis armiqësor të regjimit komunist në Gjermaninë Lindore.

Merkel, ashtu si shumica e politikanëve evropiane, flet rrallë për besimin fetar.

Rreth kohës së fillimit të krizës së emigracionit, ajo u shpreh se lutej gjithmonë para vendimeve të rëndësishme politike. Ndoshta diçka ka mbetur nga katekizmi i saj luterian i fëmijërisë – se aty nuk ka shenjtorë të krishterë, por vetëm mëkatarë që shfajësohen nëpërmjet besimit.

Unë jam i intriguar edhe nga dy gratë që shërbyen njëra pas tjetrës, si ambasadore amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power dhe Nikki Haley.

Power, fëmijë emigrantësh katolikë irlandezë, kishte qenë më herët një gazetare e re që pati raportuar mbi luftën civile në ish-Jugosllavi. Në vitin 2002, ajo botoi një libër shumë të diskutuar “Një problem nga Ferri: Amerika në Epokën e Gjenocidit”.

Qe një kritikë e ashpër ndaj shumë shteteve, përfshirë edhe SHBA-së, që hezitojnë përballë krimeve të tmerrshme kundër të drejtave të njeriut, dhe një argument për atë që tanimë quhet “ndërhyrje humanitare”. Ajo iu bashkua fushatës së Obamës, në vitin 2008, edhe pse angazhimi i saj u vu disi në diskutim, kur në një intervistë me një botues britanik, ajo e quajti Hillary Clinton-in “një përbindësh”.

Unë nuk e di se çfarë e shkaktoi këtë etiketim. Në çdo rast, Power kërkoi falje për emërtimin, duke deklaruar se Clinton nuk kishte qenë një përbindësh. Unë dyshoj nëse, pas kësaj, të dyja gratë u bënë mikesha të mira, por me sa duket ia dolën të riparonin marrëdhëniet sa për të bashkëpunuar për pjesën e mbetur të administratës Obama, duke përfshirë edhe mandatin e saj si ambasadore e SHBA-së në OKB.

Power-it i njihet ndikimi i fortë në bindjen e Obamës për të ndërhyrë kundër regjimit të Kadafit në Libi (që vështirë se mund të cilësohet një rast bindës i ndërhyrjes humanitare). Ndoshta isha duke menduar për Makiavelin, kur më dukej se Power qe e trishtë gjatë atyre viteve. Çfarë duhet të ketë ndjerë duke i shërbyer Obamës, kriteri kryesor i të cilit për ndërhyrjet ushtarake ishte “asnjë ushtar amerikan në terren?” Çfarë duhet të ketë menduar për kërcënimin për të ndërhyrë në Siri, nëse regjimi i Asadit e kalonte “vijën e kuqe”, duke përdorur armë kimike kundër qytetarëve të vet – dhe kur, pastaj, Obama nuk bëri asgjë kur vija u shkel realisht, në një kohë që e ftoi Rusinë të merrej me atë problem.

Dhe tashmë, Nikki Haley, është ambasadorja amerikane në OKB, duke përfaqësuar Donald Trump-in, i cili deri disa ditë më parë, pohoi se çdo ndërhyrje amerikane në Lindjen e Mesme, kishte qenë në kundërshtim me interesat e SHBA-së (Amerika e Para!). Haley, fëmijë emigrantësh nga India, u bë një Evangjeliste e shquar dhe njihet si një republikane e moderuar.

Si Guvernatore e Karolinës së Jugut, ajo luajti një rol të rëndësishëm në heqjen e flamurit të Konfederatës nga State Capitol, që simbolizonte mbrojtjen e skllavërisë dhe racizmit. Ndërsa drama e marrëdhënieve të Trump me Rusinë, vazhdon të shkaktojë debate në Uashington, Haley vazhdon me denoncimet e prapësive ruse në Ukrainë dhe Siri.

A do të mund ajo të përputhë sulmin e papritur të Trump ndaj Asadit, me ndjeshmërinë humanitare për viktimat siriane të vetë qeverisë së tyre, dhe për sa kohë, me Trump-in që ndjek politikën e ish-presidentit Obama, në gatishmërinë e tij për të dërguar bomba amerikane, por jo trupa tokësore kundër keqbërësve në vende të largëta?

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce  

TË LIDHURA

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Next Post
US ambassador in Albania ‘reprimands’ Prime Minister: ‘The Great Albania’ undermines the peace in the Balkans

US ambassador in Albania 'reprimands' Prime Minister: 'The Great Albania' undermines the peace in the Balkans

3 arsye pse në Britani kanë nga dy çezma në lavaman

3 arsye pse në Britani kanë nga dy çezma në lavaman

I moshuari e mori pastruese, por korçarja ia punon pas krahëve

I moshuari e mori pastruese, por korçarja ia punon pas krahëve

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu
Aktualitet

E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

by mirseda
08:25 | 29/05/2025
0

Rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Bardhaj, është raportuar një ngjarje tragjike. Në banesën...

Parashikimi i motit për sot, 29 maj 2025

Parashikimi i motit për sot, 29 maj 2025

08:22 | 29/05/2025
Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?

22:48 | 28/05/2025
I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

22:44 | 28/05/2025
Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com