Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Dilema e përvitshme, 29 nëntori në mes të dy kokave të shqiponjës

7 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Dilema e përvitshme, 29 nëntori në mes të dy kokave të shqiponjës

Sot festohet dita e 29 nëntorit si festa e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë. E parë në aspektin kulturor kjo ngjarje është e një rëndësie të veçantë.

29 nëntori parë nga aspekti i kulturës politike tregon se jemi të ndarë si kokat e shqiponjës dykrenore, një pjesë mendon se nuk duhet të jetë festë dhe që i bashkohet një dite e cila ka të bëjë me krijimin e Jugosllavisë pas vitit 1945 dhe kjo hap një debat të madh e ngatërrohet politikisht.  Anët politike kanë 28 vjet që vendosen në llogore debatuese ku kultura politike ndonjëherë lë shumë për të dëshiruar.

E parë në kontekstin global të luftës kundër nazizmit ka disa mendime. Këtij pushuesi barbar dhe dashakeqës i shumë kombeve, si iniciator dhe zhvillues i Luftës së 2 Botërore i kundërvihet një fuqi e tërë, kjo ditë është dita e përkujtimit të një lufte të përgjakshme me një okupator që dëshironte të sundonte botën dhe ta nënshtronte atë.

Shqipëria me këtë rast tregon se ajo ishte në një kauzë të drejtë dhe të vërtetë e cila i bashkohet luftës për liri dhe pavarësi të shumë kombeve si ajo.

E parë në kontekstin e ngushtë qytetar tek shqiptarët lë një shije  të një feste që do vetëm festuar dhe debatuar për mënyrën se si pozicionohet e mira dhe e keqja.

Kjo festë është vazhdimësi e një feste kombëtare ku u kujtua dita e Pavarësisë së kombit shqiptar nga zgjedha osmane dhe vjen e plotëson si një çlirim i një pushtuesi tjetër modern.

Sipas dokumenteve të gjeneralit gjerman Volfman Hofman me dokumente zyrtare nuk dëshmohet ikja e gjermanëve nga Shkodra në datë 28 nëntor 1944. Kjo i shkon për shtat palës komuniste, tashmë socialiste apo majtiste në këndvështrimin politik për të thënë se data e tyre është e saktë.

Ana tjetër nacionaliste nuk e pranon këtë dhe hedh tezën e datës së krijimit të Jugosllavisë. Ajo nuk e pranon që një palë që ishte e organizuar për një luftë civile dhe që i bashkohet proktetoriatit titist në luftën për liri, që solli aq e aq vuajtje për shqiptarët të ketë këtë datë çlirimi për gjithë Shqipërinë.

Jo pak herë të dyja këto palë kanë kaluar në degjenerim, duke i hedhur mëkatet njëra-tjetrës e duket shpërfillur si gjithmonë opinionin publik. ‘’Papa ckishëron Luterin, Luteri ckishëron Papën’’.

Çfarë duhet të kuptojmë në edukatën tonë qytetare dhe në imazhin, identitetin kombëtar me rastin e kësaj feste?

Pikë së pari duhet të mos dyzojmë këtë festë ku pak a shumë si gjithë të tjerët kemi meritën se dhe ne kemi luftuar kundër armikut në një kulturë përkujtimi të shumë kombeve. Është tjetër gjë lufta e brendshme dhe tjetër gjë lufta kundër një të huaji.

Për këtë ditë duhet kultivuar një sjellje bashkëkohore për nderin dhe meritën, respektin ndaj të parëve. Këtu nuk duhet përjashtuar asnjë palë dhe nuk duhet të ketë llogore.

Pikë së dyti duhet të tregohemi tolerantë ashtu si jemi në krijimin e një identiteti bashkues dhe jo ndarës edhe për syrin e huaj.

Çdo shtet ka pika reference të identitetit të tij kombëtar dhe i bashkon popujt  në ato data ku përkujtojnë luftën e tyre për liri dhe pavarësi.

Nga ana e kulturës psikologjike dyjëzimi dhe kontradiksioni sjell lloj sjellje ka tipare skizoide të sjelljes shoqërore në socialpsikologji. Nga ana e moralit shoqëror nuk dihet çfarë të mbështesë, nga ana e një kodi etik nuk lë vend të mos interpretohet keq, dhe nga ana e vlerave shoqërore është e pakuptueshme e njëkohësisht ndjekëse për brezin e ri.

Pikë së treti duhet të çkomplesohemi nga idealet meskine, boshe, iracionale, po më shumë të një ideologjie propagandiste dhe të bëhemi realiste, bashkëkohore duke rrëzuar mbivendosjen e figurave kombëtare, të ecim me profesionalizmin e fakteve historike, të mirësjellin dhe të interpretojmë të tjera.

Shkenca e historisë nuk është letrarizim historie, as folklorizim historie, madje në shkencën e historisë nuk fiton i forti, por e vërteta, historia nuk duhet politizuar dhe për më tepër nuk do gjeometrizuar, nuk do biologjizuar dhe as mejhanizuar, pra bastardizuar sipas një ane, ose një ane dhe asnjë ane politike. Duhet pikë së pari të jemi modernë, ashtu siç e quajmë ne veten si shoqëri shqiptare.

Kultura historike më shumë se ka hedhur fakte ka interpretuar ato, studiues asnjanës ndërkombëtare dhe të mirënjohur shprehen se historia jonë është shkruar keq dhe ka probleme serioze në interpretim, po më pas historia krijon një kulturë të mangët tek një popull që do të zhvillohet mirë.

Pavarësisht ndarjeve me anime dhe mendime, ideologji, majtiste, djathtiste, të qendrës, apo ekstremeve të tyre duhet të kuptojmë që nocioni i komb-shtetit ka pika referenca që  i tejkalon mendimet tona personale apo mendimet e organizuara shoqërore. Kombin e bashkon gjuha, feja, traditat kulturore, idealet kombëtare, një imazh kombëtar mbi të gjitha nderi, lavdia kundër së keqes, kundër lirisë dhe pavarësisë dhe respekti për vetë shoqërinë.

Në qoftë se do të vazhdohet në këtë situatë ku radhët të ndahen në orare për të shkuar në varrezat e dëshmorëve, ku figurina të tejkaluara diktatorësh të ngrihen në hymne, ku të mos pranohet asnjë ditë që nuk përkon me ideologjitë tona personale, do të jemi jo vetëm të përçarë, po para së gjithash do të jemi të humbur.

Në aspektin antropologjisë sociale do të ketë përçarje të mëdha shoqërore, jo vetëm për festën, po ky do të jetë gjithmonë një pretekst midis një brezi që di dhe që nuk pranon.

Një brezi të vjetër dhe një brezi të ri i cili nuk e ka idenë se çfarë ndodh, i cili do të krijohet sipas shëmbëlltyrës së brezit të vjetër për të të qenë në aprovimin apo refuzimin e ideve e festave kombëtare.

Nuk do të dihet si do të jetë një ndarje e idealeve kombëtare, normave dhe vlerave që duam ne të vendosim për të përkujtuar të gjithë bashkë një pikë që na bashkon, qoftë kjo ‘Ditë e Flamurit’, ‘Dita e Dëshmorëve’ apo ‘Dita e Dreqit’. Më shumë do të kemi konflikte shoqërore dhe do të brumosim një kulturë bastarde për të ekzistuar.

Kjo është e papranueshme për nderin lavdinë që i duam identetitit tonë shoqëror të mbrujtur në një identitet ë ndarë në dy pjesë kombëtar.

Kjo nuk duhet të pranohet ‘Kam kulturë, prandaj dua të Ekzitoj!’.

Sido që të jenë gatuar idetë dhe faktet, tradita deri më tani ka sjellë këtë datë ku dëshmorët presin të nderohen, tradita duhet të vazhdojë, në vetvete vetë data është thjesht një kapistër ku lidhim një traditë për ta festuar. Shqipëria të festohet, pavarësia dhe liria jo vetëm kombëtare të përforcohet.

Në emër, respekt, nder, lavdi, traditë, kulturë të atyre të rinjve e të vjetërve që kishin ideale dhe luftuan për një Shqipëri të lirë e të pavarur, pavarësisht kaheve politikë nga pushtuesit e huaj, duhet të festojmë dhe me pjekuri dhe mirënjohje. Kjo i bën kombet moderne dhe realistë.

Lavdi dëshmoreve të të gjithë krahëve politikë që kanë luftuar me të vërtetë për atdheun, dhe asnjë kahu politik ekstrem qoftë ky, diktat apo propagandues dhe dogmatizues.

Të gjithë së bashku Gëzuar festën e 29 nëntorit!/ Konica/

Tags: 29 nëntoriDilemadye përvitshmekokavemesShqiponjës

TË LIDHURA

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë
Kultura

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Besmir Beja pret në takim Nancy VanHorn, theksohet forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-SHBA në dogana
Aktualitet

Besmir Beja pret në takim Nancy VanHorn, theksohet forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-SHBA në dogana

14:13 | 04/03/2026
Ministria e Jashtme  thirrje qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në këtë rajon
Aktualitet

Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në këtë rajon

12:04 | 03/03/2026
Next Post
Prifti rrëfehet pas vizitës që i bëri Schumacherit: Fytyra e tij është…

Prifti rrëfehet pas vizitës që i bëri Schumacherit: Fytyra e tij është...

PE-ja kërkesë Shqipërisë për hetim të plotë të vdekjes së Kaçifas

PE-ja kërkesë Shqipërisë për hetim të plotë të vdekjes së Kaçifas

E rëndë ajo që po ndodh në “San Siro”, Milani pëson sërish gol (Video)

E rëndë ajo që po ndodh në “San Siro”, Milani pëson sërish gol (Video)







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com