Kanë mbërritur në Shqipëri votat e para të Diasporës të dërguara me postë. Janë 600 vota që kanë mbërritur aktualisht.
Procesi i votimit të Diasporës nisi ditën e djeshme, në orët e para të mëngjesit.
Votat e emigrantëve do të ruhen dhe administrohen në ambientet e Parkut Olimpik.















