Gjyqtarja e Tiranës, Armela Hasantari, ditën e sotme, ka dhënë vendimin për Renato Bodurrin, si i dyshuar si një nga pjesëmarrësit në sulmin ndaj gazetarit Gjergj Zefi, pasditen e 3 tetorit 2023, në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë.
Teksa Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg në bazë të provave të mbledhura, gjyqtarja Hasantari ka vendosur lirimin e Bodurrit nga burgu.
Paraprakisht mësohet se gjyqtarja pretendon se prokuroria nuk ka prova kundër Bodurrit, edhe pse makina e tij është fiksuar nga kamerat si mjeti me të cilin janë larguar autorët e sulmit.