Policia e qytetit të Lushnjës ka arrestuar një 47 vjeçar, banues në Karbunarë. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.”, njofton policia.