Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi ka dhunuar një 16-vjeçar grek, pse kishte veshur fanellën e PAOK-ut, skuadër futbolli në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 në zonën e Sarada Ecclesias të Selanikut.
Sipas dëshmitarëve, i mituri është dhunuar nga shqiptari dhe një bashkëpunëtor, të cilët e kanë goditur me shkelma e grushte, vetëm për faktin se mbante veshur një xhaketë me logon e skuadrës kundërshtare.
Autorët pasi e kanë rrahur, e kanë lënë të gjakosur në asfalt dhe kanë ikur me shpejtësi nga vendngjarja. 16 vjeçari i plagosur është ndihhmuar nga kalimtarët të cilët e kanë dërguar tek një farmaci aty pranë për të mjekuar plagët.